Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Ish-deputeti Haki Abazi, i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, ka komentuar pretendimet e tij mbi të cilat argumenton se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është në mision për shpërbërjen e Republikës së Kosovës.

Ai tha se vizitat e Kurtit në Greqi, shtet ky që nuk e njeh subjektivitetin e Kosovës, e fakton një gjë të tillë, raporton klankosova.tv, transmeton Periskopi.

“Kurti është në misionin e tij të shpërbërjes së Republikës së Kosovës, kjo po vërtetohet realisht. Arsyeja që shkon në Greqi është se Greqia nuk e njeh Kosovën, kjo është fakt që Kurti nuk e njeh Republikën e Kosovës, Kurti është brenda Republikës për të shpërbërë Republikën. Për tri vite në mënyrë graduale është duke hequr copë-copë atribute të shtetit”, tha ai.

Abazi pretendon se edhe fakti që Kosova po përballet me mungesë të parlamentit për një kohë të gjatë fakton pretendimet e tij.


“Për tre vite shtet parlamentar pa Kuvend, tregon që realisht është në shpërbërje të Republikës. Sulmi mbi sistemin e drejtësisë, sulmi mbi Gjykatën Kushtetuese, është atak mbi Kushtetutshmërinë e Republikës. Të gjithë ata që besojnë në Republikën e Kosovës, të gjithë ata që është baza e mendimit të krijimit të Republikës së Kosovës, prej presidentit Rugova dhe partisë që ai ka lënë prapa dhe mendimtarët që mendojnë që Republika e Kosovës është rruga drejt avancimit të interesave të shqiptarëve në Kosovë, janë armiq të Albin Kurtit. Për 6 vite as edhe një angazhim të vetëm për njohjen e Republikës së Kosovës”, tha ish-deputeti Abazi./Periskopi/



Të ngjashme
Neymar mund t’i japë fund karrierës si futbollist

Neymar mund t’i japë fund karrierës si futbollist

Edhe një ndeshje e Anglisë rrezikon të shtyhet, shkaku i motit të ligë

Edhe një ndeshje e Anglisë rrezikon të shtyhet, shkaku i motit të ligë

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Kryesia e LDK-së mblidhet të enjten, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore

Kryesia e LDK-së mblidhet të enjten, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore

Palatova me mesazh për partitë: Nevoja për kulturë politike dhe për kompromis, më e madhe se kurrë

Palatova me mesazh për partitë: Nevoja për kulturë politike dhe për kompromis, më e madhe se kurrë

Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Dhimbja e familjes së tyre është dhimbja jonë

Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Dhimbja e familjes së tyre është dhimbja jonë

Liderët e NATO-s vendosin të mos ia përmendin Trumpit Kupën e Botës që të mos e acarojnë

Liderët e NATO-s vendosin të mos ia përmendin Trumpit Kupën e Botës që të mos e acarojnë

IQMT mbyll 6 biznese dhe gjobit 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

IQMT mbyll 6 biznese dhe gjobit 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Gjermani: Plagosen rëndë dy vajza 13-vjeçare, arrestohet i mituri 16 vjeçar

Gjermani: Plagosen rëndë dy vajza 13-vjeçare, arrestohet i mituri 16 vjeçar

Rama publikon foto me Rutten: Zemra mal kur i thua Sekretarit të NATO-s shihemi në Samitin e ardhshëm në Shqipëri

Rama publikon foto me Rutten: Zemra mal kur i thua Sekretarit të NATO-s shihemi në Samitin e ardhshëm në Shqipëri

Ibrahimovic paralajmëron Argjentinën: Messi nuk mund të jetë gjithmonë shpëtimtari juaj

Ibrahimovic paralajmëron Argjentinën: Messi nuk mund të jetë gjithmonë shpëtimtari juaj

“Kundërshtari është Maroku, jo gjyqtarët”, Didier Deschamps para ndeshjes çerekfinale

“Kundërshtari është Maroku, jo gjyqtarët”, Didier Deschamps para ndeshjes çerekfinale

0:000:00