Lotët e Messit, medaljet dhe ngritja e trofeut nga Spanja – momentet e fundit të finales së Kupës së Botës

Lotët e Messit, medaljet dhe ngritja e trofeut nga Spanja – momentet e fundit të finales së Kupës së Botës

Finalja e Kupës së Botës 2026 u mbyll me emocione të mëdha, lot zhgënjimi për Argjentinën dhe festë të jashtëzakonshme për Spanjën, e cila u kurorëzua kampione e botës pas fitores 1-0 ndaj "Albiceleste" në vazhdime.

Kapiteni argjentinas Lionel Messi nuk arriti ta mbronte titullin botëror, por u largua nga fusha mes ovacioneve të tifozëve argjentinas.

39-vjeçari ishte dukshëm i prekur emocionalisht, ndërsa përshëndeste mbështetësit e "Albiceleste", të cilët e duartrokitën dhe brohoritën emrin e tij pas një tjetër turneu të jashtëzakonshëm.

Argjentina merr medaljet e vendit të dytë

Më pas, futbollistët e Argjentinës u ngjitën në podium për të marrë medaljet e nënkampionit të botës.

Edhe pse nuk arritën ta ruanin titullin e fituar katër vite më parë, lojtarët e Lionel Scalonit u larguan me kokën lart, pasi zhvilluan një turne të shkëlqyer dhe arritën deri në finalen e madhe, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Spanja feston titullin botëror

Pas ceremonisë së Argjentinës, radha i erdhi kampionëve të rinj të botës. Futbollistët e Spanjës u ngjitën një nga një në podium për të marrë medaljet e arta, ndërsa buzëqeshjet dhe emocionet nuk munguan në fytyrat e tyre.

Disa prej lojtarëve nuk humbën rastin të puthnin trofeun e Kupës së Botës sapo iu afruan atij, duke shijuar momentin më të madh të karrierës së tyre.

Kulmi i ceremonisë erdhi kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ia dorëzuan Kupën e Botës kapitenit të Spanjës.

Në mesin e fishekzjarrëve, konfetit dhe festës së bashkëlojtarëve, kapiteni ngriti lart trofeun e artë, duke vulosur triumfin e "La Roja" në Botërorin 2026 dhe titullin e dytë në historinë e saj. /Periskopi/

Të ngjashme
Sekretari i ri britanik, është mik i dëshmuar i Kosovës

Sekretari i ri britanik, është mik i dëshmuar i Kosovës

“Gjendje e rëndë”, QKUK jep detaje për fëmijën që u aksidentua në Istog

“Gjendje e rëndë”, QKUK jep detaje për fëmijën që u aksidentua në Istog

“Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja“

“Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja“

Zemaj: Në LDK nuk ka vend për ata që kënaqen me vendin e dytë apo të tretë

Zemaj: Në LDK nuk ka vend për ata që kënaqen me vendin e dytë apo të tretë

Deponia në Sferkë përfshihet sërish nga zjarri, helmohen disa protestues

Deponia në Sferkë përfshihet sërish nga zjarri, helmohen disa protestues

“Selami” i Trumpit për Iranin: Për çdo ushtar të vrarë, do ta paguani shumëfish

“Selami” i Trumpit për Iranin: Për çdo ushtar të vrarë, do ta paguani shumëfish

Fluks në kufi: Dheu i Bardhë me kilometër kolone, pritje edhe 1 orë e gjysmë

Fluks në kufi: Dheu i Bardhë me kilometër kolone, pritje edhe 1 orë e gjysmë

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

Ndalohet për 48 orë shoferi që shkaktoi aksidentin ku dy persona humbën jetën në Istog

Ndalohet për 48 orë shoferi që shkaktoi aksidentin ku dy persona humbën jetën në Istog

Mijëra tifozë mblidhen në Madrid për të festuar triumfin e Spanjës në Botëror

Mijëra tifozë mblidhen në Madrid për të festuar triumfin e Spanjës në Botëror

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës voton organet e reja të partisë përfshirë Kryesinë

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës voton organet e reja të partisë përfshirë Kryesinë

Messi flet për herë të parë pasi humbi finalen e Botërorit

Messi flet për herë të parë pasi humbi finalen e Botërorit

Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve

Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve

0:000:00