Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Adis Ahmetoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke i cilësuar ato si të papajtueshme me vlerat evropiane.

Ahmetoviq ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, e kanë vendin në Bashkimin Evropian, por ka theksuar se nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes nuk kanë vend në komunitetin evropian të vlerave.

“Po, shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së. Kjo përfshin edhe Serbinë. Por një frymë nacionalizmi dhe urrejtjeje, që vjen nga disa qeveri, nuk ka vend në komunitetin tonë evropian të vlerave”, ka shkruar Ahmetoviq.

Sipas tij, një qasje e tillë po dëmton procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe përpjekjet për ta bërë Unionin më të fortë.

“Ky mentalitet e torpedon procesin që BE-ja të rritet dhe të bëhet edhe më e fuqishme. Shenja e duhur nga Beogradi do të ishte shkarkimi i menjëhershëm i ministres Paunoviq”, ka deklaruar deputeti gjerman.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, për "spastrim etnik", e cila ka shkaktuar reagime të shumta me qëndrimet e saj lidhur me Kosovën.

Të ngjashme
Begaj në Kiev për samitin Ukrainë-Europa Juglindore: Mbështetja pa kushte duhet të shkojë përtej deklaratave

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Anglisë dhe Argjentinës

Walker shpërthen pas deklaratës së ministres serbe: Edhe ajo është një kriminele lufte

“U kry”, Përparim Rama: Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Superndeshja Angli – Argjentinë: Publikohen 11-shet startuese

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Abdixhiku kërcënon me ndarje? - Kreu i LDK-së flet për pasoja e për zhvillime të mëtejme pas dorëzimit të nënshkrimeve

Alarmi i helmimit në ‘Sach’ dhe në Han të Elezit, këto janë produktet e dyshuara

Komuna e Prishtinës njofton për mbyllje të përkohshme për qarkullim të kësaj rruge

Gjashtë ushtarë gjermanë plagosën nga goditja e rrufesë në mal

Malisheva shkëlqen me pesë gola ndaj Vllaznisë, kalon për herë të parë një raund në garat evropiane

0:000:00