Cili vend e ka fituar Kupën e Botës më shumë herë?

Cili vend e ka fituar Kupën e Botës më shumë herë?

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës nuk do të vendosë vetëm kampionin e ri të botës, por mund të ndryshojë edhe renditjen historike të trofeve të fituar.

Argjentina, e udhëhequr nga Lionel Messi, do të përpiqet të mbrojë titullin e fituar në Katar në vitin 2022 dhe të ngjitet në kuotën e katër trofeve botërorë, duke barazuar Gjermaninë dhe Italinë në listën e kombëtareve më të suksesshme.

Në anën tjetër, Spanja synon të fitojë Kupën e dytë të Botës në histori, pas suksesit të vitit 2010 në Afrikën e Jugut.


Brazili vazhdon të mbetet kombëtarja më e suksesshme në historinë e Kupës së Botës, me pesë tituj të fituar në vitet 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002. "Seleçao" është gjithashtu e vetmja kombëtare që ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e turneut.

Pas Brazilit renditen Gjermania dhe Italia me nga katër tituj secila. Gjermania i fitoi trofetë në vitet 1954, 1974, 1990 dhe 2014, ndërsa Italia triumfoi në vitet 1934, 1938, 1982 dhe 2006.

Argjentina ka tre tituj botërorë, të fituar në vitet 1978, 1986 dhe 2022. Nëse mposht Spanjën në finalen e 2026-s, do të ngjitet në kuotën e katër trofeve, duke u bashkuar me Gjermaninë dhe Italinë në vendin e dytë të renditjes historike.


Uruguai dhe Franca kanë nga dy tituj botërorë. Uruguai triumfoi në vitet 1930 dhe 1950, ndërsa Franca fitoi në vitet 1998 dhe 2018.

Anglia dhe Spanja kanë nga një Kupë Bote. Anglezët fituan trofeun në vitin 1966, ndërsa spanjollët në vitin 2010. Nëse "Furia Roja" fiton finalen e së dielës, do ta dyfishojë numrin e titujve dhe do të bashkohet me Uruguain dhe Francën me nga dy trofe, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.


Ndërkohë, Holanda mban rekordin negativ si kombëtarja që ka humbur më së shumti finale të Kupës së Botës pa e fituar asnjëherë trofeun.

"Tulipanët" kanë qenë tre herë nënkampionë (1974, 1978 dhe 2010), ndërsa Hungaria dhe Çekosllovakia e kanë humbur nga dy finale. Kroacia dhe Suedia kanë mbetur një herë nënkampione të botës./Periskopi/

Të ngjashme
Trupin e pajetë i shtetasit të huaj në Liqenin e Batllavës, u gjet nga FSK-ja (FOTO)

Trupin e pajetë i shtetasit të huaj në Liqenin e Batllavës, u gjet nga FSK-ja (FOTO)

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Rubio: Irani po e përdor Hormuzin si mjet presioni, vendet e tjera duhet të bëjnë më shumë

Rubio: Irani po e përdor Hormuzin si mjet presioni, vendet e tjera duhet të bëjnë më shumë

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë

Aleanca kritikon moskonstituimin e Kuvendit, LVV-ja arsyetohet se po u jep kohë partive për marrëveshje

Aleanca kritikon moskonstituimin e Kuvendit, LVV-ja arsyetohet se po u jep kohë partive për marrëveshje

Turku nderohet me medalje, shpëtoi 38 persona nga tërmetet në Venezuelë

Turku nderohet me medalje, shpëtoi 38 persona nga tërmetet në Venezuelë

Lotët e Messit, medaljet dhe ngritja e trofeut nga Spanja – momentet e fundit të finales së Kupës së Botës

Lotët e Messit, medaljet dhe ngritja e trofeut nga Spanja – momentet e fundit të finales së Kupës së Botës

Raportohet se është gjetur pa shenja jete shtetasi arab në Liqenin e Batllavës

Raportohet se është gjetur pa shenja jete shtetasi arab në Liqenin e Batllavës

Tragjedia në RMV ku vdiqën tre kosovarët, çka dihet deri më tani?

Tragjedia në RMV ku vdiqën tre kosovarët, çka dihet deri më tani?

Moti sot: Paradite kryesisht me diell, pasdite reshje lokale shiu dhe bubullima

Moti sot: Paradite kryesisht me diell, pasdite reshje lokale shiu dhe bubullima

Trumpi dorëzon trofeun Spanjës

Trumpi dorëzon trofeun Spanjës

Messi me lot në sy pasi pranoi medaljen e argjendtë

Messi me lot në sy pasi pranoi medaljen e argjendtë

Shpallet futbollisti më i mirë i Botërorit

Shpallet futbollisti më i mirë i Botërorit

0:000:00