Aleanca kritikon moskonstituimin e Kuvendit, LVV-ja arsyetohet se po u jep kohë partive për marrëveshje

Aleanca kritikon moskonstituimin e Kuvendit, LVV-ja arsyetohet se po u jep kohë partive për marrëveshje

Mbajtjen sa më të shpjete të seancës konstituive të Kuvendit e ka kërkuar deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani.

Ai e ka cilësuar si të papërgjegjshme mosthirrjen e seancës inauguruese, e cila mundëson edhe nisjen e rrjedhjes së afatit 60-ditor për zgjedhjen e presidentit.

“Konstituimi i Kuvendit nuk ka asnjë arsye normale të vonohet. I vetmi plan prapa kësaj vonese është bllokada. Shihet qartë se as nuk u ngutet, as nuk e kanë dertin e funksionimit të shtetit. Mbi 10 ditë që u certifikuan rezultatet, këta luajnë hajgare me shtetin”, ka shkruar Ramadani.

Më 8 korrik janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, e deri më 7 gusht deputetët kanë kohë që ta zgjedhin kryetarin e kuvendit dhe pesë nënkryetarët.

Por deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka deklaruar se është e rëndësishme që partitë ta kenë kohën e duhur për të arritur marrëveshje. Sipas tij, kjo varet nga vullneti i partive të ish-opozitës.

“Unë uroj që partitë politike opozitare të kenë hequr dorë nga kjo qasja 18 mujore e destruktivitetit dhe të bllokimit të procesit të krijimit të institucioneve, dhe nëse veç kanë hequr dorë natyrisht jam i bindur që do të gjendet një zgjidhje. Por duhet të ketë një minimum vullneti tek opozita, e që maksimumi i gatishmërisë sonë që është i pranishëm do ta mundësojë një marrëveshje”, ka thënë Rrustemi.

KOHA të mërkurën ka raportuar për një dakordim në parim mes Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes për formimin e institucioneve dhe ndarjen e pozitave. Në të parashihej edhe zgjedhja presidentit.

Por, negociatat janë pezulluar nga kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, pasi janë dorëzuar nënshkrimet e delegatëve të kuvendit të partisë të mbledhura me qëllim shkarkimin e tij.

Zyrtarë të LDK-së kanë paralajmëruar se synojnë që Kuvendin e partisë ta mbajnë para 7 gushtit. Po ashtu, ushtruesja e detyrës së presidentes, Haxhiu ka thënë që seanca konstituive do të mbahet në muajin gusht.

“Kjo nënkupton një angazhim serioz dhe të sinqertë me të gjitha partitë që kanë përfaqësim në Kuvend e jo kufizimin e përpjekjeve vetëm në një adresë të caktuar politike, në këtë rast tek LDK-ja. Tash nëse negociatat me LDK nuk prodhojnë rezultat, pas njoftimit të ndërprerjes së tyre nga kryetari i këtij subjekti, Abdixhiku, kjo nuk do të duhej të shërbejë si arsyetim se janë konsumuar të gjitha mundësitë dhe se vendi duhet domosdoshmërisht të shkojë në zgjedhje të reja”, ka thënë Gashi.

Dy ditë pas certifikimit të rezultateve, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka mbajtur takime të ndara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe të LDK-së Lumir Abdixhiku, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka refuzuar të takohet./Periskopi

Të ngjashme
Sekretari i ri britanik, është mik i dëshmuar i Kosovës

Sekretari i ri britanik, është mik i dëshmuar i Kosovës

“Gjendje e rëndë”, QKUK jep detaje për fëmijën që u aksidentua në Istog

“Gjendje e rëndë”, QKUK jep detaje për fëmijën që u aksidentua në Istog

“Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja“

“Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja“

Zemaj: Në LDK nuk ka vend për ata që kënaqen me vendin e dytë apo të tretë

Zemaj: Në LDK nuk ka vend për ata që kënaqen me vendin e dytë apo të tretë

Deponia në Sferkë përfshihet sërish nga zjarri, helmohen disa protestues

Deponia në Sferkë përfshihet sërish nga zjarri, helmohen disa protestues

“Selami” i Trumpit për Iranin: Për çdo ushtar të vrarë, do ta paguani shumëfish

“Selami” i Trumpit për Iranin: Për çdo ushtar të vrarë, do ta paguani shumëfish

Fluks në kufi: Dheu i Bardhë me kilometër kolone, pritje edhe 1 orë e gjysmë

Fluks në kufi: Dheu i Bardhë me kilometër kolone, pritje edhe 1 orë e gjysmë

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

Ndalohet për 48 orë shoferi që shkaktoi aksidentin ku dy persona humbën jetën në Istog

Ndalohet për 48 orë shoferi që shkaktoi aksidentin ku dy persona humbën jetën në Istog

Mijëra tifozë mblidhen në Madrid për të festuar triumfin e Spanjës në Botëror

Mijëra tifozë mblidhen në Madrid për të festuar triumfin e Spanjës në Botëror

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës voton organet e reja të partisë përfshirë Kryesinë

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës voton organet e reja të partisë përfshirë Kryesinë

Messi flet për herë të parë pasi humbi finalen e Botërorit

Messi flet për herë të parë pasi humbi finalen e Botërorit

Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve

Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve

0:000:00