Protesta në Zarë: Liria për çlirimtarët kërkohet në Kroaci

Veteranë të luftës, invalidë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë nga vende të ndryshme kanë protestuar në Zarë të Kroacisë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit kanë udhëtuar nga disa shtete evropiane, duke mbërritur me vetura dhe autobusë, ndërsa pjesëmarrja ka qenë e madhe nga diaspora shqiptare.
Të pranishmit kanë valëvitur flamuj të UÇK-së dhe të SHBA-së, duke kënduar këngë patriotike dhe duke mbajtur fjalime në mbështetje të kërkesave të tyre.
Organizatori i protestës, Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve Veteranë në Kroaci, ka adresuar një thirrje për unitet, duke kritikuar edhe qeverinë në Prishtinë.
Ndërkohë, disa nga pjesëmarrësit kanë theksuar se pastërtia e luftës duhet të konfirmohet përfundimisht nga Gjykata Speciale më 16 shtator.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në disa shtete të tjera, me pjesëmarrje të madhe të shqiptarëve nga diaspora./ Periskopi/











