Bastisje në një lokal të Prishtinës: Kapen duke luajtur bixhoz, intervistohen shtatë persona

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në një lokal në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ku ka zbuluar organizim të lojërave të fatit të paligjshme.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë bastisjes janë hasur disa persona duke luajtur bixhoz, ndërsa në tavolinë janë gjetur edhe 205 euro para të gatshme, që dyshohet se përdoreshin në aktivitetin e paligjshëm.

Lidhur me rastin, shtatë persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa pronari i lokalit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, paratë dhe letrat e bixhozit janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Të ngjashme
Protesta e veteranëve: Sot në Kroaci kërkohet drejtësi për çlirimtarët

Arrestohet një person në Prishtinë, policia e kapi duke tentuar të vjedhë në një shtëpi

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Joseph: Qytetarët duhet të ndëshkojnë liderët, ngërçi parlamentar po dëmton Kosovën

Moti i së dielës, kaq shënojnë temperaturat sot

Mbyllet pjesa e parë mes Paraguait e Francës

Mbyllet pjesa e parë mes Paraguait e Francës

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Skandal me doping në Kupën e Botës, tetë lojtarë të kombëtares së njohur rezultuan pozitivë

Moti nesër, temperaturat deri në 27 gradë

Vozinha zbulon çfarë i tha Messi pas eliminimit: Fjalë që nuk do t’i harroj kurrë

Trump: Të gjithë liderët iranianë janë në varrimin e Khameneit, por nuk do t’i godasim

0:000:00