Arrestohet një person në Prishtinë, policia e kapi duke tentuar të vjedhë në një shtëpi

Një person është arrestuar në Prishtinë në orët e para të mëngjesit të së shtunës nën dyshimin për tentim të vjedhjes së rëndë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 01:45, kur i dyshuari, mashkull kosovar, është hasur nga njësia policore duke tentuar të hyjë për të vjedhur në shtëpinë e ankuesit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË/Prishtinë / 04.07.2026 – 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) për shkak se nga njësiti policor është hasur duke tentuar të hyjë për të vjedhur në shtëpinë e ankuesit m/k. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.










