Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në Obiliq

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje” në komunën e Obiliqit.
Sipas njoftimit të policisë, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Obiliq ka zhvilluar të shtunën një operacion policor, i cili rezultoi me arrestimin e të dyshuarit N.H., 47 vjeç, transmeton Klankosova.tv.
Rasti lidhet me një vjedhje të raportuar më 10 korrik 2026 në Obiliq.
I dyshuari është intervistuar në prani të Prokurorit të Shtetit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.











