Irani insiston se “kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit nuk është i mundur”

Derisa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës insistojnë se kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit është i mundur, autoritetet iraniane japin qëndime të kundërta.
Autoriteti iranian i ngarkuar me mbikëqyrjen e protokollit të ri për kalimin nëpër këtë rrugë ujore ka deklaruar se kalimi i anijeve “nuk është i mundur”.
Një deklaratë e tillë vjen pak pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) këmbënguli se ngushtica është e hapur, shkruan CNN.
“Për shkak të lëvizjeve të fundit të paligjshme të forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon, kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit aktualisht nuk është i mundur”, shkroi në X Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik (PGSA).
Autoriteti iranian tha se sapo “të rikthehen stabiliteti dhe qetësia, të gjitha kërkesat do të shqyrtohen sipas orarit të përcaktuar dhe do të lëshohen lejet e nevojshme”./Periskopi/











