21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi

21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Riminit për dhunë seksuale. Ai është akuzuar nga një turiste gjermane 18-vjeçare, e cila po kalonte pushimet në rivierën italiane gjatë fundjavës së parë të korrikut bashkë me dy shoqe.

I riu, i cili jeton prej vitesh në Itali, ishte njohur me tre vajzat, të gjitha bashkëmoshatare dhe të ardhura nga Gjermania. Të katërt kishin lënë takim në një diskotekë në Rimini mbrëmjen e së dielës, më 5 korrik, shkruan Euronews.al, transmeton Periskopi.

Sipas rrëfimit të vajzës, pasi kishin kaluar disa orë së bashku, katër të rinjtë kishin shkuar në plazh, pasi kishin konsumuar sasi të mëdha pijesh alkoolike. Më pas, dy të rinjtë ishin veçuar nga grupi.

Në këtë pikë, gjithmonë sipas dëshmisë së 18-vjeçares, 21-vjeçari dyshohet se e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj. Ajo kishte bërë rezistencë me të gjitha forcat, por ai e kishte mposhtur dhe zhveshur me forcë, duke përfituar nga gjendja e saj e dehur. Të nesërmen, vajza u paraqit në Komisariatin e Policisë për të bërë kallëzim.

21-vjeçari i mohon të gjitha akuzat. Sipas versionit të tij, mes të dyve kanë pasur vetëm disa puthje dhe marrëdhënia ka qenë me pëlqimin e vajzës.

“Klienti im është i bindur për pafajësinë e tij dhe, për të dëshmuar qetësinë e tij, ua dorëzoi pa asnjë hezitim të brendshmet e tij forcave të rendit për kryerjen e analizave,” shpjegoi avokati.

Prokuroria e Riminit i ka kërkuar gjyqtarit për hetimet paraprake të zhvillojë një procedurë të posaçme për marrjen e provave, me qëllim rindërtimin e dinamikës së mbrëmjes që dy të rinjtë kaluan së bashku.

Të ngjashme
Haalandi pati disa fjalë për VAR-in, pasi Norvegjisë iu anulua një gol ndaj Anglisë

Haalandi pati disa fjalë për VAR-in, pasi Norvegjisë iu anulua një gol ndaj Anglisë

SHBA-të këmbëngulin se Ngushtica e Hormuzit është e hapur ndërsa shkëmbejnë sulme me Iranin

SHBA-të këmbëngulin se Ngushtica e Hormuzit është e hapur ndërsa shkëmbejnë sulme me Iranin

Aksident mes dy veturave në Ferizaj, lëndohet një person

Aksident mes dy veturave në Ferizaj, lëndohet një person

Rama njofton për përfundimin e punimeve në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci”: Sonte hapet rruga

Rama njofton për përfundimin e punimeve në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci”: Sonte hapet rruga

Dy numra 10 legjendarë, Messi ia dhuron fanellën e tij Baggios, pas ndeshjes me Zvicrën

Dy numra 10 legjendarë, Messi ia dhuron fanellën e tij Baggios, pas ndeshjes me Zvicrën

Shkak gjakmarrja, 25 plumba për 40-vjeçarin që u vra në Shqipëri

Shkak gjakmarrja, 25 plumba për 40-vjeçarin që u vra në Shqipëri

Dyshohet se e dhunoi një 18-vjeçare gjermane, i riu shqiptar vihet nën hetim në Itali

Dyshohet se e dhunoi një 18-vjeçare gjermane, i riu shqiptar vihet nën hetim në Itali

Vdes ish udhëheqësi i Katarit

Vdes ish udhëheqësi i Katarit

Rritja e rasteve me fruth në Kosovë, ekspertët tregojnë pse disa prindër s’po i vaksinojnë fëmijët

Rritja e rasteve me fruth në Kosovë, ekspertët tregojnë pse disa prindër s’po i vaksinojnë fëmijët

Një vit kohë për Kosovën: A do të sigurohet ftesa për samitin e NATO-s në Tiranë?

Një vit kohë për Kosovën: A do të sigurohet ftesa për samitin e NATO-s në Tiranë?

Infantino zbulon planin e FIFA-s: Botërori mund të zgjerohet në 64 kombëtare

Infantino zbulon planin e FIFA-s: Botërori mund të zgjerohet në 64 kombëtare

Aksident i rëndë në Prishtinë, një grua goditet nga vetura

Aksident i rëndë në Prishtinë, një grua goditet nga vetura

0:000:00