Trump: Sot i dhamë fund luftës me Iranin, trupat amerikan do kthehen në shtëpi

Trump: Sot i dhamë fund luftës me Iranin, trupat amerikan do kthehen në shtëpi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se konflikti me Iranin ka marrë fund dhe se mes dy palëve është arritur një marrëveshje historike, sipas së cilës Teherani zyrtarisht angazhohet të mos zotërojë kurrë armë bërthamore.

Sipas presidentit amerikan, marrëveshja përfaqëson një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe i jep fund një periudhe tensionesh që për muaj të tërë kishte ngritur shqetësime për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, raporton CNN.

“Ata ranë dakord që të mos kenë kurrë armë bërthamore, gjë për të cilën ne kemi këmbëngulur. Sot i mbyllëm llogaritë me Iranin. Njerëzit do të fillojnë të kthehen në shtëpi shumë shpejt”, deklaroi Trump para mbështetësve të tij.

Ai theksoi se dokumentet e marrëveshjes janë pothuajse të finalizuara dhe se procesi po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa një nga rezultatet kryesore do të jetë kthimi i afërt i ushtarëve amerikanë nga rajoni.

Trump veçoi sidomos aspektin që lidhet me programin bërthamor iranian, duke e cilësuar atë si arritjen më të madhe të negociatave.

“Gjëja më e rëndësishme është se në Iran nuk do të ketë armë bërthamore. Kjo do të thotë se ata jo vetëm që nuk do t’i zhvillojnë, por as nuk do t’i blejnë”, tha ai.

Presidenti amerikan tregoi gjithashtu se gjatë negociatave kishte kërkuar garanci shtesë për të mbyllur çdo mundësi që Irani të siguronte armë bërthamore nga burime të tjera.

“Kishin një klauzolë sipas së cilës nuk do të zhvillonin armë. I pyeta: ‘Po për blerjen çfarë ndodh?’. Më thanë se kjo nuk ishte përfshirë. Dy ditë më vonë, pranuan edhe këtë. Morëm gjithçka që donim”, shtoi Trump.

Deklaratat e tij vijnë pasi më herët kishte bërë të ditur se ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mund të zhvillohet gjatë fundjavës në Evropë, duke shënuar zyrtarisht përfundimin e konfliktit.

Trump tha se marrëveshja nuk do të ketë vetëm ndikim politik dhe ushtarak, por edhe pasoja të rëndësishme ekonomike dhe gjeopolitike për rajonin dhe tregjet ndërkombëtare.

“Nuk e di nëse keni dëgjuar, por sot i dhamë fund luftës me Iranin. Ata ranë dakord që të mos kenë kurrë armë bërthamore, gjë për të cilën ne kemi këmbëngulur. Sot i mbyllëm llogaritë me Iranin. Njerëzit do të fillojnë të kthehen në shtëpi shumë shpejt”, tha Trump.

Të ngjashme
Kush sa deputetë? Rezultatet e fundit e nxjerrin LVV-në me 49 ulëse, PDK-në me 24, LDK ka 19 vende e AAK 8

Kush sa deputetë? Rezultatet e fundit e nxjerrin LVV-në me 49 ulëse, PDK-në me 24, LDK ka 19 vende e AAK 8

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar të dhënat e fundit nga numërimi i fletvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe nga vazhdimi i procesit të vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat ende s’janë numëruar.

NATO nis zvogëlimin gradual të trupave të KFOR-it në Kosovë

NATO nis zvogëlimin gradual të trupave të KFOR-it në Kosovë

Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit gjatë debatit

Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit gjatë debatit

Qeveria në detyrë dhe Presidenca shënojnë 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës, homazhe dhe aktivitete gjatë ditës së sotme

Qeveria në detyrë dhe Presidenca shënojnë 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës, homazhe dhe aktivitete gjatë ditës së sotme

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

Numërohen rreth 28% e votave në ambasada, këta janë kandidatët më të votuar

Numërohen rreth 28% e votave në ambasada, këta janë kandidatët më të votuar

Po vjen fronti i ftohtë, parashikimi i motit për të premten

Po vjen fronti i ftohtë, parashikimi i motit për të premten

Gjuajtje me armë në Lipjan, plagoset një person

Gjuajtje me armë në Lipjan, plagoset një person

Fëmija 4 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në Korçë, pëson dëmtime në kokë dhe në trup

Fëmija 4 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në Korçë, pëson dëmtime në kokë dhe në trup

Weber: Qeveria Kurti po përpiqet ta vërë shtetin nën kontroll, do të shohim përsëri zgjedhje

Weber: Qeveria Kurti po përpiqet ta vërë shtetin nën kontroll, do të shohim përsëri zgjedhje

Ramush Haradinaj për vdekjen e Sahit Jasharit: Lajm i rëndë për ne bashkëluftëtarët

Ramush Haradinaj për vdekjen e Sahit Jasharit: Lajm i rëndë për ne bashkëluftëtarët

0:000:00