NATO nis zvogëlimin gradual të trupave të KFOR-it në Kosovë

NATO nis zvogëlimin gradual të trupave të KFOR-it në Kosovë

Për shkak të përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Kosovë gjatë viteve të fundit, NATO në janar ndërpreu dislokimin e forcave rezervë në kuadër të misionit të saj në Kosovë (KFOR), pas më shumë se dy vitesh rotacioni të vazhdueshëm.

Meqenëse situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht e qëndrueshme, NATO do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë dhe do të përshtatë gradualisht numrin aktual të trupave të saj gjatë vitit të ardhshëm.

Kështu është shprehur gjenerali i Forcave Ajrore të ShBA-së, Alexus G. Grynkewich, Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR).

“NATO dhe KFOR-i janë plotësisht të përkushtuar për sigurinë dhe mbrojtjen në Kosovë”, tha gjenerali Grynkewich. “Ky përkushtim ka çuar në rritjen e stabilitetit, pasi organizatat e sigurisë në Kosovë janë bërë më të afta. Kushtet aktuale ofrojnë mundësi për të optimizuar më tej madhësinë dhe pozicionimin e KFOR-it”.

Gjenerali Grynkewich ritheksoi gjithashtu përkushtimin e fortë të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën, siguria e të cilit lidhet drejtpërdrejt me sigurinë në hapësirën euroatlantike.

Ai shtoi se NATO nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie.

Optimizimi, i shpallur teksa misioni shënon vitin e tij të 27-të, po zbatohet në kuadër të kompetencave ekzistuese të SACEUR-it dhe pason një rishikim të detajuar dhe një vlerësim të situatës së sigurisë të bazuar në të dhëna të inteligjencës.

Reduktimet e planifikuara pritet të realizohen në përputhje me ciklet kombëtare të rotacionit, dislokimit dhe tërheqjes së trupave ndërmjet këtij viti dhe vitit të ardhshëm. Ky optimizim do të ndodhë gradualisht dhe në përputhje me kushtet në terren, ndërsa mund të anulohet nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë një gjë të tillë.

Që nga viti 1999, prania e KFOR-it është përshtatur vazhdimisht për të siguruar që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij dhe t’i përgjigjet zhvillimeve të situatës së sigurisë. Pas rritjes së tensioneve dhe dhunës në vitin 2023, përfshirë sulmet e pajustifikuara ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në Zveçan, KFOR-i mori përforcimin më të madh në më shumë se një dekadë, me dislokimin e afro 1.000 ushtarëve shtesë.

“Me situatën e sigurisë tashmë të qëndrueshme, prania e KFOR-it mund të përshtatet në përputhje me rrethanat, duke vazhduar në mënyrë efektive garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, u tha në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), raporton Klankosova.tv.

Në njoftim u tha po ashtu se NATO vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “si dhe u bën thirrje të dyja palëve të angazhohen për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull dhe arritjen e një zgjidhjeje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

Sipas NATO-s, “kjo është thelbësore për sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”.

Lajmin për nisjen e shkurtimit të forcave të NATO-s në Kosovë e ka publikuar edhe agjencia e lajmeve Reuters.

Të ngjashme
MINT-i publikon çmimet, kaq kushton një litër naftë sot

MINT-i publikon çmimet, kaq kushton një litër naftë sot

Arrestohen dy drejtor të shkollave paralele serbe në Kamenicë

Arrestohen dy drejtor të shkollave paralele serbe në Kamenicë

Arrestohet në Podujevë një person i kërkuar për pengim të personit zyrtar

Arrestohet në Podujevë një person i kërkuar për pengim të personit zyrtar

Kush sa deputetë? Rezultatet e fundit e nxjerrin LVV-në me 49 ulëse, PDK-në me 24, LDK ka 19 vende e AAK 8

Kush sa deputetë? Rezultatet e fundit e nxjerrin LVV-në me 49 ulëse, PDK-në me 24, LDK ka 19 vende e AAK 8

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar të dhënat e fundit nga numërimi i fletvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe nga vazhdimi i procesit të vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat ende s’janë numëruar.

Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit gjatë debatit

Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit gjatë debatit

Qeveria në detyrë dhe Presidenca shënojnë 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës, homazhe dhe aktivitete gjatë ditës së sotme

Qeveria në detyrë dhe Presidenca shënojnë 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës, homazhe dhe aktivitete gjatë ditës së sotme

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

Trump: Sot i dhamë fund luftës me Iranin, trupat amerikan do kthehen në shtëpi

Trump: Sot i dhamë fund luftës me Iranin, trupat amerikan do kthehen në shtëpi

Numërohen rreth 28% e votave në ambasada, këta janë kandidatët më të votuar

Numërohen rreth 28% e votave në ambasada, këta janë kandidatët më të votuar

Po vjen fronti i ftohtë, parashikimi i motit për të premten

Po vjen fronti i ftohtë, parashikimi i motit për të premten

Gjuajtje me armë në Lipjan, plagoset një person

Gjuajtje me armë në Lipjan, plagoset një person

0:000:00