Gjuajtje me armë në Lipjan, plagoset një person

Foto ilustrim
Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në një lokal në Lipjan.
Sipas informacioneve të para, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitet policore.
“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në një lokal në Lipjan”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur”.
“Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje”.











