Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar të dhënat e fundit nga numërimi i fletvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe nga vazhdimi i procesit të vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat ende s’janë numëruar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar të dhënat e fundit nga numërimi i fletvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe nga vazhdimi i procesit të vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat ende s’janë numëruar.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në 30 përfaqësi diplomatike, i cili ka filluar pasditen e 11 qershorit.
Sipas tij, “deri më tani (e premte, 12 qershor 2026, ora 09:00) janë numëruar 13 nga 47 vendvotimet e përfaqësitë diplomatike. Më 6 qershor 2026, votimi u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 27,724 shtetas të regjistruar, kanë votuar 22,860 apo 82.46%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi”.
Ndërkaq, për procesin tjetër, që nga pasdita e 9 qershorit po zhvillohet në QNR, Elezi ka treguar se është duke vazhduar vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë.
“Deri në përfundim të ditës së enjte (11 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë rreth 42 mijë, prej të cilave janë aporvuar 40,414, ndërkaq janë refuzuar 1,447. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 1,320 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”, tha Elezi.
Sipas KQZ-së, ky proces ka filluar më 9 qershor 2026, në orën 16:00 dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar votuesit e regjistruar. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ do të publikojë të dhënat për mumrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Po ashtu, KQZ ka treguar se gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime.
Gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026) numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është 104,480 votues.











