Supremja ia rrëzon padinë Ministrisë së Drejtësisë kundër Odës së Avokatëve

Supremja ia rrëzon padinë Ministrisë së Drejtësisë kundër Odës së Avokatëve

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë si të palejueshme padinë e Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë, kundër Odës së Avokatëve të Kosovës, në rastin që lidhej me lartësinë e shpenzimeve për regjistrim në këtë Odë.


“HEDHET POSHTË padia e paditësit: Qeveria e Republikës së Kosovës – Ministria e Drejtësisë, me seli në Prishtinë parashtruar kundër të paditurës: Oda e Avokatëve të Kosovës me seli në Prishtinë, rruga “Bekim Fehmiu” p.nr, Ndërtesa “Arting” Kati IV, si e palejueshme", thuhet në aktvendim.

Paditëse ishte Qeveria e Kosovës – Ministria e Drejtësisë, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore. E paditur ishte Oda e Avokatëve të Kosovës. Sipas aktvendimit, baza juridike e kërkesës ishte shpallja e paligjshmërisë dhe shfuqizimi i lartësisë së shpenzimeve për regjistrim në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Sipas aryesimit padia ishte dorëzuar më 12 qershor 2026. Gjatë shqyrtimit paraprak, gjykata konstatoi se padia nuk ishte “e qartë dhe e kuptueshme” në drejtim të aktit që kontestohej. Ky konstatim, sipas Supremes, e pengonte shqyrtimin e mëtejmë të themelësisë së parashtresës. Për këtë arsye, gjykata e obligoi paditësen që të bënte korrigjimin dhe plotësimin e padisë.

Ministria e Drejtësisë e plotësoi padinë më 18 qershor 2026. Në plotësim, ajo kërkoi nga Gjykata Supreme që të shfuqizonte si të kundërligjshme lartësinë e shpenzimeve të regjistrimit në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Megjithatë, Gjykata Supreme vlerësoi se rasti nuk hynte në kompetencën e saj për shqyrtim lëndor. Sipas gjykatës, akti që kontestohej nga Ministria nuk ishte akt nënligjor normativ, por lidhej me shpenzimet e përcaktuara në “Kërkesën për regjistrim në regjistrin e avokatëve”. Për Supremen, kjo kërkesë nuk i plotësonte kriteret e një akti nënligjor normativ.

Në arsyetim, gjykata iu referua Ligjit për Konfliktet Administrative, veçanërisht dispozitave që përcaktojnë kompetencën e Gjykatës Supreme. Sipas aktvendimit, Supremja ka kompetencë të shqyrtojë revizionet dhe, si shkallë e parë dhe e vetme, paditë për shfuqizimin e akteve nënligjore normative. Nga përmbajtja e padisë, gjykata konstatoi se rasti nuk kishte të bënte as me revizion dhe as me akt nënligjor normativ.

Për pasojë, Gjykata Supreme nuk u lëshua në vlerësimin e ligjshmërisë së tarifës së kontestuar. Në fund, Supremja konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet procedurale për shqyrtim të mëtejmë.

Të ngjashme
Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Dhjetëra raste të raportuara me fruth për më shumë se dy muaj në Kosovë

Dhjetëra raste të raportuara me fruth për më shumë se dy muaj në Kosovë

Kush mungoi në mbledhjen e LDK-së?

Kush mungoi në mbledhjen e LDK-së?

Totaj: VV duhet me shku në opozitë

Totaj: VV duhet me shku në opozitë

ZKA: MPB pagoi mbi 119 mijë euro për punonjësit serbë që nuk shkuan asnjë ditë në punë

ZKA: MPB pagoi mbi 119 mijë euro për punonjësit serbë që nuk shkuan asnjë ditë në punë

LDK me deklaratë të përbashkët pas takimit: Rikonfirmohet mbështetja e plotë për Kryetarin e Kryesinë, zgjedhjet sipas afatave statutore

LDK me deklaratë të përbashkët pas takimit: Rikonfirmohet mbështetja e plotë për Kryetarin e Kryesinë, zgjedhjet sipas afatave statutore

Formacionet zyrtare: Brazili – Japonia

Formacionet zyrtare: Brazili – Japonia

Haziri: S’kemi pasur as ftesë e as takim me Kurtin

Haziri: S’kemi pasur as ftesë e as takim me Kurtin

Tahiri viziton Thaçin: Me gjithë sfidat që po përballon, ai po e ruan qetësinë

Tahiri viziton Thaçin: Me gjithë sfidat që po përballon, ai po e ruan qetësinë

Konjufca e pranon se marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit përmban angazhime: Nuk u nënshkrua

Konjufca e pranon se marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit përmban angazhime: Nuk u nënshkrua

Vdekja e policit në Vërmicë, Sindikata e Policisë kërkon sigurim jetësor për zyrtarët

Vdekja e policit në Vërmicë, Sindikata e Policisë kërkon sigurim jetësor për zyrtarët

NATO tregon pse nuk u ftua Kosova në Samitin e Ankarasë: S’lejojmë të rrezikohet siguria e rajonit

NATO tregon pse nuk u ftua Kosova në Samitin e Ankarasë: S’lejojmë të rrezikohet siguria e rajonit

0:000:00