ZKA: MPB pagoi mbi 119 mijë euro për punonjësit serbë që nuk shkuan asnjë ditë në punë

ZKA: MPB pagoi mbi 119 mijë euro për punonjësit serbë që nuk shkuan asnjë ditë në punë

Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar të paguajë paga për një grup punonjësish që, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, nuk kanë ushtruar asnjëherë detyrat e tyre, ndërsa çështja mbetet ende e pazgjidhur për shkak të procedurave administrative dhe ankesave në institucionet kompetente.


Raporti i auditimit tregon se bëhet fjalë për punonjës të komunitetit serb, të cilët ishin sistemuar në bazë të Vendimit të Qeverisë nr. 06/39 të vitit 2015, me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.


“Që nga nënshkrimi i akt-emërimeve të tyre, këta punonjës nuk kanë kryer asnjëherë detyra për Ministrinë, ndërkohë që pagat kanë vazhduar të paguhen rregullisht”, thuhet në raport transmeton Klankosova.tv.

Raporti rikujton se Rregullorja (QRK) nr. 04/2024 për orarin e punës, pushimet dhe vijueshmërinë e zyrtarëve publikë obligon çdo zyrtar publik të regjistrohet në sistemin elektronik të vijueshmërisë, ndërsa përcakton se “mungesa e evidentimit të vijueshmërisë në punë nga zyrtari llogaritet si mungesë në punë.”


Gjatë vitit 2025, MPB ndërmori hapa për ta adresuar këtë situatë, duke i transferuar këta zyrtarë në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Megjithatë, procesi nuk është përmbyllur. Katër zyrtarë janë larguar nga shërbimi civil me masa disiplinore dhe, që nga shtatori i vitit 2025, nuk janë paguar më. Ndërkaq, 15 të tjerë kanë kundërshtuar vendimin për transferim dhe kanë paraqitur ankesa në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, duke e lënë çështjen ende të hapur.

Sipas raportit, vetëm gjatë vitit 2025, vlera e pagave të realizuara për 19 punonjës që nuk kishin vijuar punën arriti në 119 mijë e 999 euro.

Auditori vlerëson se “pagesa e pagave në mungesë të vijueshmërisë në punë përbën pagesë të parregullt dhe shkakton dëm për buxhetin e Ministrisë.”

Për këtë arsye, Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar që ministri të monitorojë situatën dhe të sigurojë që veprimet e mëtejshme të jenë në përputhje me kërkesat ligjore, me qëllim të zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështjeje.

Të ngjashme
Formacionet zyrtare: Brazili – Japonia

Formacionet zyrtare: Brazili – Japonia

Haziri: S’kemi pasur as ftesë e as takim me Kurtin

Haziri: S’kemi pasur as ftesë e as takim me Kurtin

Tahiri viziton Thaçin: Me gjithë sfidat që po përballon, ai po e ruan qetësinë

Tahiri viziton Thaçin: Me gjithë sfidat që po përballon, ai po e ruan qetësinë

Konjufca e pranon se marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit përmban angazhime: Nuk u nënshkrua

Konjufca e pranon se marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit përmban angazhime: Nuk u nënshkrua

Vdekja e policit në Vërmicë, Sindikata e Policisë kërkon sigurim jetësor për zyrtarët

Vdekja e policit në Vërmicë, Sindikata e Policisë kërkon sigurim jetësor për zyrtarët

NATO tregon pse nuk u ftua Kosova në Samitin e Ankarasë: S’lejojmë të rrezikohet siguria e rajonit

NATO tregon pse nuk u ftua Kosova në Samitin e Ankarasë: S’lejojmë të rrezikohet siguria e rajonit

Juventusi s’ka besim te Zhegrova, ylli kosovar në kërkim të klubit të ri

Juventusi s’ka besim te Zhegrova, ylli kosovar në kërkim të klubit të ri

Pas 106 orësh i bllokuar nën rrënoja, nxirret i gjallë i riu në Venezuelë

Pas 106 orësh i bllokuar nën rrënoja, nxirret i gjallë i riu në Venezuelë

Fatbardha Osaj, gruaja e parë atashe e mbrojtjes së Kosovës në Shqipëri

Fatbardha Osaj, gruaja e parë atashe e mbrojtjes së Kosovës në Shqipëri

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Tre orë kërkim për burrin që dyshohej se u mbyt në Shëngjin, gruaja e gjen në kafiteri

Tre orë kërkim për burrin që dyshohej se u mbyt në Shëngjin, gruaja e gjen në kafiteri

Mbledhja në LDK, Haziri: Po trajtohet situata paszgjedhore, kemi vendosur të jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

Mbledhja në LDK, Haziri: Po trajtohet situata paszgjedhore, kemi vendosur të jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

0:000:00