Spektakli për rrënimin e pikës së derivateve u pagua 46 mijë euro më shtrenjt nga Ministria e Bujqësisë sesa oferta më e lirë (DOKUMENT)

Spektakli për rrënimin e pikës së derivateve u pagua 46 mijë euro më shtrenjt nga Ministria e Bujqësisë sesa oferta më e lirë (DOKUMENT)

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, në kohë fushate rrënoi një pikë të derivateve që ishte ndërtuar në pronën e Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë. Muja, i ftoi mediat për ta xhiruar rrënimin, e po ashtu i krijojë disa video në rrjetet sociale duke u krenuar për veprimin e ndërmarr.


Mirëpo, ky rrënim u pagua më shtrenjt, ndërsa ofertat më të lira u eliminuan nga komisioni i kësaj ministrie, raporton Periskopi.

Ministria e Bujqësisë pagoi 65 mijë e 920 euro për rrënimin e objekteve ku planifikohet të ndërtohet objekti i ri i ministrisë, pasi eliminoi gjashtë nga shtatë operatorët ekonomikë që kishin konkurruar në këtë aktivitet prokurimi.

Sipas dokumenteve zyrtare, në tenderin me titull “Rrënimi i objekteve ku do të ndërtohet objekti i MBPZHR-së”, oferta më e ulët ishte paraqitur nga kompania “VB Holding” në vlerë prej vetëm 19 mijë eurosh, ndërsa oferta fituese e operatorit “Ermal Sylaj B.I.” arrin në 65 mijë e 920 euro.

Në garë kishin ofertuar gjithsej shtatë operatorë ekonomikë, me çmime që varionin nga 19 mijë deri në 78 mijë euro.


Megjithatë, komisioni vlerësues i ministrisë eliminoi të gjithë operatorët e tjerë, duke e lënë si ofertë të vetme të përgjegjshme atë të operatorit që përfundimisht fitoi kontratën. Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, nga shtatë ofertat e pranuara vetëm njëra u konsiderua e përgjegjshme.



Oferta më e lirë, ajo e kompanisë “VB Holding”, u refuzua me arsyetimin se operatori nuk kishte dorëzuar sqarime lidhur me çmimin e ofertuar, i cili ishte vlerësuar si “çmim jo normalisht i ulët”. Me të njëjtin arsyetim u eliminua edhe kompania “Tempo-2”, e cila kishte ofertuar 36 mijë e 552 euro.





Ndërkohë, kompania “Osmani Holding”, e cila kishte paraqitur ofertën e dytë më të ulët prej 34 mijë e 440 eurosh, u eliminua pasi komisioni vlerësoi se sqarimet e dorëzuara nuk ishin të mjaftueshme për të dëshmuar realizueshmërinë financiare të kontratës.



Në arsyetimin e ministrisë thuhet se operatori nuk kishte paraqitur analizë të qartë financiare, nuk kishte dëshmuar mjaftueshëm mbulimin e shpenzimeve minimale dhe nuk kishte ofruar justifikim bindës për kostot e paraqitura.


Po ashtu, grupi i operatorëve ekonomikë “Grand Construction” dhe “Vaakal”, me ofertë prej 59 mijë e 658 eurosh, u eliminua për shkak të mospërputhjeve në dokumentacionin e konsorciumit.


Ndërsa kompania “Horn & Co. Kosova”, e cila kishte ofertuar 73 mijë e 700 euro, u shpall e papërgjegjshme sepse kamionët e paraqitur nuk përputheshin me kapacitetin bartës të kërkuar në dosjen e tenderit.


Në fund, kontrata iu dha operatorit “Ermal Sylaj B.I.” me ofertë prej 65 mijë e 920 eurosh, ndonëse kjo ishte oferta e pestë më e ulët në mesin e shtatë ofertuesve.



Oferta fituese është46 mijë euro më e lartë se oferta më e lirë e dorëzuar në këtë aktivitet prokurimi./Periskopi/


Të ngjashme
Momenti kur autori që vrau policin në Maliq mbërrin te Spitali i Traumës

Momenti kur autori që vrau policin në Maliq mbërrin te Spitali i Traumës

Daut Haradinaj viziton babain e Mujë Krasniqit: Familja Krasniqi, simbol i qëndresës dhe sakrificës kombëtare

Daut Haradinaj viziton babain e Mujë Krasniqit: Familja Krasniqi, simbol i qëndresës dhe sakrificës kombëtare

Altin Gjokaj ftohet nga Foda në ekipin e Kosovës

Altin Gjokaj ftohet nga Foda në ekipin e Kosovës

Treni aksidentohet me një veturë në Fushë Kosovë

Treni aksidentohet me një veturë në Fushë Kosovë

Qëndrim i prerë nga Prattipati: Kosova të veprojë shpejt për partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën

Qëndrim i prerë nga Prattipati: Kosova të veprojë shpejt për partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën

Arrestohen 11 persona në Pozheran të Vitisë, dyshohen për bixhoz të paligjshëm

Arrestohen 11 persona në Pozheran të Vitisë, dyshohen për bixhoz të paligjshëm

Teuta Rugova bëhet nënë

Teuta Rugova bëhet nënë

SPAK sekuestron vilën në pronësi indirekte të Belinda Ballukut, ish-zv.kryeministres i shtohen akuza të reja

SPAK sekuestron vilën në pronësi indirekte të Belinda Ballukut, ish-zv.kryeministres i shtohen akuza të reja

Elmi Reçica: Projekti i miratuar për kyçjen në autostradë në Talinoc u bllokua nga qeveria Kurti

Elmi Reçica: Projekti i miratuar për kyçjen në autostradë në Talinoc u bllokua nga qeveria Kurti

Halil Selimi: Kaltrinë Lohaj përfaqëson edhe Luginën e Preshevës në listën e PDK-së

Halil Selimi: Kaltrinë Lohaj përfaqëson edhe Luginën e Preshevës në listën e PDK-së

Vdes gruaja e veprimtarit Xhemail Mustafa

Vdes gruaja e veprimtarit Xhemail Mustafa

Uran Ismaili: Qeveria e Kurtit po më sulmon sepse PDK-ja në Prishtinë është rritur si asnjëherë më parë, këtë s'po munden ta përballojnë

Uran Ismaili: Qeveria e Kurtit po më sulmon sepse PDK-ja në Prishtinë është rritur si asnjëherë më parë, këtë s'po munden ta përballojnë

0:000:00