Elmi Reçica: Projekti i miratuar për kyçjen në autostradë në Talinoc u bllokua nga qeveria Kurti

Elmi Reçica: Projekti i miratuar për kyçjen në autostradë në Talinoc u bllokua nga qeveria Kurti

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka folur për projektin e kyçjes në autostradë përmes rrugës ‘Driton Islami’ në fshatin Talinoc dhe kyçjes në Papaz, duke e konsideruar atë si një projekt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Ferizajt dhe lehtësimin e qarkullimit për bizneset në atë zonë.

Reçica përmes një video në rrjetin social Facebook ka treguar se projekti ishtë dorëzuar në Ministrin e Infrastrukturës, por asnjë herë nuk është realizuar.

“Projekti i radhës është projet i kyçjes në autostradë përmes rrugës ‘Driton Islami’, fshati Talinoc dhe kyçja në Papaz. Unë kam marrë, posedoj ato ato dokumente, një kërkesë nga bizneset e rrugës ‘Driton Islami’, dhe të rrugës magjistrale Ferizaj-Shkup që të inicoj një kyçje në autostradë për shkak që bizneseve ju duhet të ju shkurtohej rruga dhe Ferizaj si qytet i bizneseve si qytet që jo vetëm jeton, zhvillohet, fuqizohet është kampion në nivel të Kosovës sa i përket zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit, ishte kërkesë krejt e ligjshme”.

“E kemi bërë projektin, e kemi dorëzuar te Ministria për Infrastrukturë dhe ka qenë projekt i miratuar. Mirëpo me ardhjen në pushtet të qeverisjes së parë të Albin Kurtit vitin 2019, zëvendëskryeministri që ja qenë i Ferizajt dhe kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa Transfere, po ashtu Ferizajt, Hekuran Murati dhe Haki Abazi e kanë hequr atë projekt nga realizimi sepse është projekt i shtrenjtë dhe kanë deklaruar që do ta bëjnë një projekt të ri”, ka thënë Reçica, raporton Periskopi.

Reçica ka thekësuar se kyçja në Papaz do të krijonte mundësi më të mira qarkullimi për bizneset, duke ofruar lidhje të drejtpërdrejtë me Maqedoninë e Veriut, pjesën tjetër të Kosovës dhe Shqipërinë.

“Por ai projekt do të realizohet sot e asaj dite fare nuk janë marrë me atë projekt dhe lehtësimi dhe mundësia e qarkullimit të bizneseve që kanë nevojë të kenë qasje sa më të afërt në autostradë sepse kyçja në Papaz do të nënkuptonte që bë të djathtë mund të shkojnë në Maqedoni në të majtë në tërë Kosovën dhe në Shqipëri. Janë privuar nga ajo e drejtë. Dhe duhet thekësuar që këto biznese japin përmes taksave tatime afër 600 milionë euro në vit për buxhetin e Kosovës. Janë paratë e tyre, s’janë të Hekuran Muratit as të Albin Kurtit”, tha ai./Periskopi/


Postimi i plotë:



Të ngjashme
Qëndrim i prerë nga Prattipati: Kosova të veprojë shpejt për partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën

Qëndrim i prerë nga Prattipati: Kosova të veprojë shpejt për partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën

Arrestohen 11 persona në Pozheran të Vitisë, dyshohen për bixhoz të paligjshëm

Arrestohen 11 persona në Pozheran të Vitisë, dyshohen për bixhoz të paligjshëm

Teuta Rugova bëhet nënë

Teuta Rugova bëhet nënë

SPAK sekuestron vilën në pronësi indirekte të Belinda Ballukut, ish-zv.kryeministres i shtohen akuza të reja

SPAK sekuestron vilën në pronësi indirekte të Belinda Ballukut, ish-zv.kryeministres i shtohen akuza të reja

Halil Selimi: Kaltrinë Lohaj përfaqëson edhe Luginën e Preshevës në listën e PDK-së

Halil Selimi: Kaltrinë Lohaj përfaqëson edhe Luginën e Preshevës në listën e PDK-së

Vdes gruaja e veprimtarit Xhemail Mustafa

Vdes gruaja e veprimtarit Xhemail Mustafa

Uran Ismaili: Qeveria e Kurtit po më sulmon sepse PDK-ja në Prishtinë është rritur si asnjëherë më parë, këtë s'po munden ta përballojnë

Uran Ismaili: Qeveria e Kurtit po më sulmon sepse PDK-ja në Prishtinë është rritur si asnjëherë më parë, këtë s'po munden ta përballojnë

Kjo është lista e plotë e subjekteve politike dhe kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet e 7 qershorit

Kjo është lista e plotë e subjekteve politike dhe kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet e 7 qershorit

Nga vërshëllimi i himnit te kacafytja në fushë, ndeshja Shqipëri-Izrael bënë bujë në media

Nga vërshëllimi i himnit te kacafytja në fushë, ndeshja Shqipëri-Izrael bënë bujë në media

Vetëm 6 policë të “Shqiponjave” në operacion, si u organizua kapja e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

Vetëm 6 policë të “Shqiponjave” në operacion, si u organizua kapja e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

Presidenti francez arrin në Mal të Zi, pritet nga Milatoviq

Presidenti francez arrin në Mal të Zi, pritet nga Milatoviq

Kopshti i fëmijëve në Tiranë pajiset me materiale didaktike nga Comodita Home dhe UNICEF (VIDEO)

Kopshti i fëmijëve në Tiranë pajiset me materiale didaktike nga Comodita Home dhe UNICEF (VIDEO)

0:000:00