Alarmi për situatën me energjinë, dy ditë pas takimit në Aleancë: Gjini zotohet për zhbllokimin e projektit të Gazit Amerikan që u ndalua nga Kurti

Alarmi për situatën me energjinë, dy ditë pas takimit në Aleancë: Gjini zotohet për zhbllokimin e projektit të Gazit Amerikan që u ndalua nga Kurti

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka akuzuar qeverinë në ikje për, siç e ka quajtur ai, një “krim ekonomik dhe gjeostrategjik” ndaj Kosovës, duke e fajësuar për bllokimin e projektit të Gazit Amerikan dhe rritjen drastike të kostos së importit të energjisë elektrike.

Përmes një postimi publik, Gjini ka thënë se konfirmimi i u.d. Ambasadores amerikane, Annu Prattipati, se Kosova ka shpenzuar 735 milionë euro në import të rrymës gjatë katër viteve të fundit, paraqet dëshmi të dështimit të politikave energjetike të qeverisë.


“Ajo që u konfirmua zyrtarisht nga u.d. Ambasadorja amerikane, Annu Prattipati, nuk është thjesht një statistikë e frikshme, është dëshmia e gjallë e një krimi ekonomik dhe gjeostrategjik kundër Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Gjini.


Sipas tij, Aleanca e kishte parë që në fillim projektin e Gazit Amerikan si një ndër projektet më të mëdha strategjike për vendin, i cili do të transformonte ekonominë dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.


Gjini ka kritikuar vendimin e qeverisë së vitit 2021 për ta bllokuar këtë projekt, duke thënë se Kosova mbeti e izoluar dhe plotësisht e varur nga importi i energjisë nga rajoni.


Ai ka bërë të ditur se këtë qëndrim ia ka përsëritur edhe u.d. Ambasadores Prattipati në takimin e zhvilluar para dy ditësh, duke theksuar se mbështetja për Gazin Amerikan mbetet pjesë qendrore e programit qeverisës të Aleancës.


Në reagimin e tij, Gjini ka përmendur edhe refuzimin e mbi 200 milionë dollarëve grant nga programi amerikan i MCC-së, duke vlerësuar se pasojat e këtij vendimi po ndihen sot nga qytetarët dhe bizneset përmes faturave të larta të energjisë.


Ai ka paralajmëruar se, nëse Aleanca merr drejtimin e qeverisë, do të bëhet zhbllokimi i menjëhershëm i projektit të gazsjellësit Shkup–Prishtinë dhe përfshirja e Kosovës në projektet rajonale të gazit natyror.


“Siguria energjetike është siguri kombëtare. Epoka e mashtrimit dhe izolimit përfundon më 7 qershor. Kosova do t’i kthehet zhvillimit dhe aleancës së shenjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka përfunduar Gjini.



Të ngjashme
Aksion i madh ndërkombëtar në Spanjë - shkatërrohet laboratori industrial i dokumenteve të falsifikuara

Aksion i madh ndërkombëtar në Spanjë - shkatërrohet laboratori industrial i dokumenteve të falsifikuara

FSK në konferencën e NATO-s në Gjermani

FSK në konferencën e NATO-s në Gjermani

Maresca drejt rikthimit te Man City, Chelsea kërkon dëmshpërblim për largimin e tij

Maresca drejt rikthimit te Man City, Chelsea kërkon dëmshpërblim për largimin e tij

Paralajmërimi i diplomates amerikane, Miftaraj: Amerika po na thotë, a me neve a me Rusinë

Paralajmërimi i diplomates amerikane, Miftaraj: Amerika po na thotë, a me neve a me Rusinë

Komuna e Prishtinës paralajmëron 300 euro gjobë për ata që hedhin mbeturina vëllimore

Komuna e Prishtinës paralajmëron 300 euro gjobë për ata që hedhin mbeturina vëllimore

Momenti kur autori që vrau policin në Maliq mbërrin te Spitali i Traumës

Momenti kur autori që vrau policin në Maliq mbërrin te Spitali i Traumës

Daut Haradinaj viziton babain e Mujë Krasniqit: Familja Krasniqi, simbol i qëndresës dhe sakrificës kombëtare

Daut Haradinaj viziton babain e Mujë Krasniqit: Familja Krasniqi, simbol i qëndresës dhe sakrificës kombëtare

Altin Gjokaj ftohet nga Foda në ekipin e Kosovës

Altin Gjokaj ftohet nga Foda në ekipin e Kosovës

Treni aksidentohet me një veturë në Fushë Kosovë

Treni aksidentohet me një veturë në Fushë Kosovë

Spektakli për rrënimin e pikës së derivateve u pagua 46 mijë euro më shtrenjt nga Ministria e Bujqësisë sesa oferta më e lirë (DOKUMENT)

Spektakli për rrënimin e pikës së derivateve u pagua 46 mijë euro më shtrenjt nga Ministria e Bujqësisë sesa oferta më e lirë (DOKUMENT)

Qëndrim i prerë nga Prattipati: Kosova të veprojë shpejt për partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën

Qëndrim i prerë nga Prattipati: Kosova të veprojë shpejt për partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën

Arrestohen 11 persona në Pozheran të Vitisë, dyshohen për bixhoz të paligjshëm

Arrestohen 11 persona në Pozheran të Vitisë, dyshohen për bixhoz të paligjshëm

0:000:00