Arrestohet një person për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, Prokuroria jep detaje

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas hetimeve për dyshime lidhur me keqpërdorim dhe mashtrim në një aktivitet prokurimi për furnizime me pajisje të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari, me inicialet N.R, akuzohet për veprat penale të keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik, si dhe për falsifikim të dokumenteve. Arrestimi është kryer me urdhër të prokurorit dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme në përputhje me ligjin.











