16-shi i LDK, Visar Azemi: Projekti i gazit amerikan do të jetësohet në Ferizaj, afër Bondsteelit

16-shi i LDK, Visar Azemi:  Projekti i gazit amerikan do të jetësohet në Ferizaj, afër Bondsteelit

Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi, ka theksuar rëndësinë e partneritetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar se Ferizaj dhe Kosova kanë përfituar vazhdimisht nga mbështetja amerikane, që nga ndërhyrja ushtarake e deri te përkrahja për shtetndërtimin e vendit.

Sipas tij, krahas rolit të SHBA-ve në siguri, Kosovës i nevojiten edhe investime amerikane që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Azemi ka bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar për realizimin e projektit të gazit amerikan, të cilin e ka cilësuar si projekt zhvillimor, ekonomik dhe strategjik për vendin. Ai ka thënë se ky projekt do të kontribuojë në uljen e varësisë nga importi, zhvillimin e industrisë dhe forcimin e sigurisë kombëtare, ndërsa ka shtuar se terminali i gazit do të ndërtohet në Ferizaj, pranë Kampit Bondsteel.




Postimi i plotë:

Ferizaji gjithmonë ia ka pa hajrin Amerikës.

Nga ushtarët amerikanë që na dolën në ndihmë në ditët më të vështira, deri te mbështetja e vazhdueshme për shtetndërtimin e Kosovës, aleanca me SHBA-të ka qenë gjithmonë aleanca me zhvillimin, sigurinë dhe të ardhmen.

Sot, përveç ushtrisë amerikane, Kosovës i duhen edhe investime amerikane.

Prandaj projekti i gazit amerikan nuk është vetëm projekt energjetik. Është projekt zhvillimor, ekonomik dhe strategjik për vendin tonë. Është mundësi për me ul varësinë nga importi, me kriju vende pune, me sjellë industri të re dhe me forcu sigurinë kombëtare të Kosovës.

Ky është zotim i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gazi amerikan do të vijë në Kosovë dhe ky projekt zhvillimor do të jetësohet në Ferizaj, afër Kampit Bondsteel.

Vota për LDK-në është votë për Amerikën në Kosovë.

Sepse rruga e zhvillimit të Kosovës është rruga e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Të ngjashme
Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet MPB-së: Nuk mund të mbulohet e vërteta “me shoshë”

Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet MPB-së: Nuk mund të mbulohet e vërteta “me shoshë”

Rrahje në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Rrahje në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

ALDE mbështet Hamzën: Pas bllokadave, Kosovës i duhet një qeveri që kryen punën

ALDE mbështet Hamzën: Pas bllokadave, Kosovës i duhet një qeveri që kryen punën

Trafiku Urban njofton: Zgjerohet linja 15

Trafiku Urban njofton: Zgjerohet linja 15

Ardian Gjini njofton për aderimin në Aleancë të familjes së suksesshme nga Lipjani që jeton në Gjermani

Ardian Gjini njofton për aderimin në Aleancë të familjes së suksesshme nga Lipjani që jeton në Gjermani

Drena, Ruko Juice dhe Panoni Ice Tea festojnë Olympic Day me aktivitete për fëmijë

Drena, Ruko Juice dhe Panoni Ice Tea festojnë Olympic Day me aktivitete për fëmijë

Kroaci: Rrëzohet një aeroplan i vogël, 4 të vdekur, 2 të zhdukur

Kroaci: Rrëzohet një aeroplan i vogël, 4 të vdekur, 2 të zhdukur

Arrestohet një person për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, Prokuroria jep detaje

Arrestohet një person për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, Prokuroria jep detaje

87-shi i PDK merr mbështetje nga familja e ish-presidentit Thaçi: Bashkë për Kosovën

87-shi i PDK merr mbështetje nga familja e ish-presidentit Thaçi: Bashkë për Kosovën

William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të ftuar për masakrën e Reçaku

William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të ftuar për masakrën e Reçaku

Gazi amerikan, Osmani dhe Abdixhiku: Qëndrimi i sotëm i SHBA-së, mesazh i qartë për të ardhmen strategjike të Kosovës

Gazi amerikan, Osmani dhe Abdixhiku: Qëndrimi i sotëm i SHBA-së, mesazh i qartë për të ardhmen strategjike të Kosovës

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadores amerikane: Si kryeministër i ardhshëm do ta lidh Kosovën me gazin amerikan

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadores amerikane: Si kryeministër i ardhshëm do ta lidh Kosovën me gazin amerikan

0:000:00