Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar me një shumicë të ngushtë për kalimin e një projektligji që kërkon ndalimin e luftës me Iranit dhe detyron presidentin amerikan, Donald Trump, ta kërkojë lejen e Kongresit për ta rifilluar luftën. Trump e kritikoi ligjin si të “pakuptimtë”.

Kjo është rezoluta e parë për kompetencat e luftës që merr mbështetje si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat.

Legjislacioni u miratua më 23 qershor me 50 vota pro dhe 48 kundër në Senat, pasi katër senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve.

Ligji kërkon që Trump t’i tërheqë forcat amerikane nga konflikti me Iranin, përveç rasteve kur Kongresi autorizon në mënyrë të qartë veprimet ushtarake në rajon.


Ai nuk do t’i dërgohet Trumpit për nënshkrim dhe miratim, dhe nuk është e qartë tani për tani se si do të ndikojë ajo në konfliktin mes Teheranit dhe Uashingtonit, të cilët janë duke zhvilluar bisedime për një marrëveshje për paqe në kuadër të një armëpushimi të brishtë.

“Me miratimin në Senat të Rezolutës sime për Kompetencat e Luftës ndaj Iranit, të dy dhomat e Kongresit e kanë bërë tashmë të qartë se presidenti nuk mund të vazhdojë këtë luftë të zgjedhur dhe duhet t’i ndërpresë të gjitha armiqësitë kundër Iranit”, tha pas votimit Gregory Meeks, demokrati me rangun më të lartë në Komisionin për Punët e Jashtme.

“Pavarësisht se çfarë thotë presidenti Trump, kjo masë është detyruese sipas Rezolutës për Kompetencat e Luftës dhe unë do t’i shqyrtoj të gjitha rrugët ligjore për t’u siguruar që pushteti ekzekutiv t’i përmbahet vullnetit të Kongresit”, shtoi Meeks.

Ndërkohë, Trump e kritikoi Kongresin për kalimin e këtij ligji, duke thënë se ai “vjen në një kohë të paduhur dhe është i pakuptimtë”.

“Këta senatorë sapo ma kanë bërë punën më të vështirë, por unë do ta kryejë atë, në një mënyrë ose në një tjetër, sepse unë gjithmonë e kryej punën!”, u ankua Trump në platformën e tij sociale, Truth Social.

Ai shkroi se, pikërisht në një kohë kur Irani është “i gatshëm të na japë gjithçka” dhe po “tregon respekt të jashtëzakonshëm ndaj Shteteve të Bashkuara” dhe ndaj tij personalisht, “Senati i SHBA-së vendos të zhvillojë një votim të keqe dhe të pakuptimtë për Aktin e Kompetencave të Luftës, duke i treguar sponsorizuesit numër një të terrorizmit në botë se Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin atë që unë po u bëj atyre dhe se duhet të ndalem”.

Trump iu referua Iranit si “sponsorizuesi numër një i terrorizmit në botë”, duke përsëritur një akuzë që administrata e tij e ka përdorur shpesh ndaj Teheranit.

Gjatë muajve të fundit, senatorët demokratë kanë paraqitur vazhdimisht projektligje për të ndalur luftën, por ato janë rrëzuar nga shumica republikane.

Republikanët gjithashtu mbajnë një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve./REL/




Të ngjashme
Jep dorëheqje gjenerali që ishte ushtari i fundit amerikan i larguar nga Afganistani

Jep dorëheqje gjenerali që ishte ushtari i fundit amerikan i larguar nga Afganistani

Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Kryeministri i shqiptarëve, më i zëshmi për luftën e UÇK-së

Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Kryeministri i shqiptarëve, më i zëshmi për luftën e UÇK-së

Aksidenti fatal në Lezhë: Ky është kosovari 54-vjeçar që humbi jetën – të lënduar djali e motra e tij

Aksidenti fatal në Lezhë: Ky është kosovari 54-vjeçar që humbi jetën – të lënduar djali e motra e tij

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

Gazetari spanjoll plason “bombën”, Alvarez te Real Madridi

Gazetari spanjoll plason “bombën”, Alvarez te Real Madridi

Qeveria në detyrë ndan edhe 3 milionë për diasporën

Qeveria në detyrë ndan edhe 3 milionë për diasporën

Balla takohet në Tiranë me Endrit Thaçin: Sot një muaj ta kemi edhe presidentin mes nesh

Balla takohet në Tiranë me Endrit Thaçin: Sot një muaj ta kemi edhe presidentin mes nesh

Zhvillimet në LDK e shqetësojnë edhe Dejona Mihalin, thotë se është plan i Ramës, Lushtakut e Ismailit

Zhvillimet në LDK e shqetësojnë edhe Dejona Mihalin, thotë se është plan i Ramës, Lushtakut e Ismailit

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

Hykmete Bajrami sërish kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja

Hykmete Bajrami sërish kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja

Kapet arsenal armësh në Podujevë me destinacion Gjermaninë – tre persona në kërkim

Kapet arsenal armësh në Podujevë me destinacion Gjermaninë – tre persona në kërkim

Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të pranohet, pas certifikimit nisim diskutimet për konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë e zgjedhjen e Presidentit

Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të pranohet, pas certifikimit nisim diskutimet për konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë e zgjedhjen e Presidentit

0:000:00