Kapet arsenal armësh në Podujevë me destinacion Gjermaninë – tre persona në kërkim

Policia e Kosovës ka sekuestruar një arsenal armësh në Podujevë, ndërsa tre persona të dyshuar janë shpallur në kërkim nën dyshimin për “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse”.

Sipas njoftimit të policisë, më 22 qershor rreth orës 17:30, gjatë një kontrolli në një depo, policia ka gjetur në dy valixhe pesë armë të gjata të tipit AK-47, një armë të gjatë të modelit M12, një armë të gjatë me prodhues të panjohur, një pistoletë Glock, nëntë karikatorë dhe 144 fishekë të kalibrave të ndryshëm, transmeton Periskopi.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se tre shtetas të Kosovës, dyshohet se ishin organizuar për t’i transportuar armët drejt Shtutgartit në Gjermani.

Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, mirëpo ata nuk janë hasur në vendbanimet e tyre dhe aktualisht ndodhen në kërkim nga policia.

Të ngjashme
Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

Gazetari spanjoll plason “bombën”, Alvarez te Real Madridi

Qeveria në detyrë ndan edhe 3 milionë për diasporën

Balla takohet në Tiranë me Endrit Thaçin: Sot një muaj ta kemi edhe presidentin mes nesh

Zhvillimet në LDK e shqetësojnë edhe Dejona Mihalin, thotë se është plan i Ramës, Lushtakut e Ismailit

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

Hykmete Bajrami sërish kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja

Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të pranohet, pas certifikimit nisim diskutimet për konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë e zgjedhjen e Presidentit

Rrëzohet qeveria në Lituani, kryeministrja dorëhiqet pas 10 muajsh në pushtet

E dhimbshme: Ndahet nga jeta veterani që barti armatimin për nevojat e UÇK-së

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve

0:000:00