Schwarz diplomacia pas shpinës së Konjufcës: Skema e Kreshnik Ahmetit, si kurdisi konkurse në MPJD?

Burime brenda MPJD-së thonë se, derisa Glauk Konjufca nuk e njeh fare personelin dhe MPJD-në, kjo hapësirë po përdorët për dallavere, kapje dhe kurdisje skemash nga zëvendësministri i tij, Kreshnik Ahmeti.
Sipas burimeve të Metros nuk është rastësi që Konjufca nuk ka emëruar as shef kabineti, pasi kjo hapësirë po mbulohet nga Ahmeti, i cili ka ngritur një skemë ku njerëzit e afërt avancohen, ndërsa ligji dhe zyrtarët shkelen sa herë që bëhen pengesë.
Në qendër të dyshimeve është konkursi i fundit i brendshëm për dërgimin e diplomatëve në misione jashtë vendit. Më 16 mars 2026, MPJD nxori një “Shprehje Interesi” me kritere që, sipas burimeve, ishin bërë me porosi të Ahmetit duke ja pasë ‘besën’ Konjufca dhe që sa kish që pas shumë vitesh shkeli në ministrinë që Ahmeti e Gërvalla e kishin bërë si mozamakeq.
Në mesin e kritereve që veç ligjore nuk kishin, u fut edhe një pikë e pazakontë, pika d., që u hapte rrugë edhe zyrtarëve që ende nuk i kishin plotësuar kushtet minimale ligjore. Sipas asaj pike, kushdo që në fund të dhjetorit 2026 do t’i bënte një vit pune në MPJD, mund të aplikonte nëntë muaj më herët, në mars 2026.

Burimet thonë se kjo ishte bërë për t’i futur në lojë disa të rekrutuar të vitit 2025, Rina Dragidellën, mbesë e ministrit Xhelal Sveçla dhe disa ish ‘argatë’ të Donika Gërvalla.
Ligji kërkon të paktën një vit përvojë në MPJD për t’u pajisur me gradë diplomatike. Por, sipas burimeve, për njerëzit e preferuar u gjet mënyra më brutale dhe më qesharake për ta anashkaluar këtë kusht.
Kur kjo çështje shpërtheu brenda ministrisë, Komisioni i Rotacionit, i mbushur me njerëz të afërt me Ahmetin, sipas burimeve provoi ta mbulonte situatën. Madje, dokumentet e siguruara nga Gazeta Metro ngrenë pikëpyetje serioze për keqpërdorim dhe ndërhyrje.
Raporti i Komisionit mban datën 30 maj 2026, por figuron i protokolluar më 15 maj 2026, plot 15 ditë para se të nënshkruhej. Kjo, sipas njohësve të procedurave, do të duhej të mjaftonte për ta aktivizuar prokurorinë.
Burimet dyshojnë se kjo lidhet me ndërhyrje dhe rishkrime të raportit derisa të dilte rezultati i dëshiruar. Ish-zyrtarë të MPJD-së thonë se Ahmeti funksionon me një rregull të thjeshtë: kush i shërben, shpërblehet.
Sipas tyre, Fitor Murati, anëtar i Komisionit të Rotacionit, tashmë është shpërbyler duke u dekretuar ambasador në Strasburg. Valëza Oruqi, e afërme e një anëtareje të komisionit, pritet të dërgohet në Gjermani ose Danimarkë. Ndërsa Kenan Tora ishte propozuar për pozitën e Konsullit të Përgjithshëm në Stamboll. Burimet thonë se radha e shpërblimeve për komisionin që shkeli ligjin dhe konsumoi elemente të veprës penale ende nuk ka përfunduar. Një nga ta pritet të dërgohet Ambsador, ndërsa tjetri pritet ta zëvëndësoj Sekretarin e Përgjithshëm.

Pjesë e këtij rrethi të ngushtë të Ahmetit përmendet edhe ambasadori Lulzim Hiseni. Sipas burimeve, Ahmeti jo vetëm që e ka çuar nga Strasburgu në Paris, por ia ka besuar edhe drejtimin e grupit që po përgatit ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm. Në krah të tij si zëvendës është vendosur Behar Isma, emër që së bashku me Vigan Berisha Hamdi Bërbatovci, brenda MPJD-së lidhen me një varg shkeljesh nga koha kur ushtronte detyrën e sekretarit të përgjithshëm. Burimet thonë se Isma me dy kolegët tjerë Konsuj të Përgjithshëm, njihen si zyrtarët që kanl lënë pas më së shumti vendime dhe veprime me elemente penale në ministri.



Sipas burimeve, për të kaluar më lehtë vendimet e diskutueshme, edhe tani po anashkalohet edhe Zyra Ligjore e MPJD-së. Në vend që të luajë rolin kryesor në kontrollin e ligjshmërisë, ajo po lihet jashtë proceseve kryesore sa herë që ligji rrezikon t’u prishë punë planeve të grupit që kontrollon vendimmarrjen.
Për diplomatët dhe ish diplomatët e MPJD-së, të kontaktuar nga Metro, kjo nuk është diçka e re. Ata kujtojnë rastet e mëhershme kur u larguan njerëz me përvojë, u shuan pozita kyçe dhe u sollën emra të rinj sipas interesave të grupeve të caktuara.
Një nga rastet që vazhdon të përmendet në korridoret e ministrisë është emërimi i një drejtori, ai aktual i administratës, i njohur për Gazetën Metro, R.Z., i cili në dosje kur kishte ‘kapur’ këtë pozitë me përkrahje të Behar Isma dhe Vigan Berisha, kishte paraqitur diplomë universitare të lëshuar në kohën e regjimit serb në Universitetin e Prishtinës, me nënshkrimin e ish-rektorit famëkeq Radivoje Papoviq.
Për shumë zyrtarë, ky rast ishte sinjali më i qartë se në MPJD shpeshherë rëndësi nuk kanë ligji, meritat apo shteti i Kosovës, por lidhjet dhe besnikëria ndaj njerëzve të duhur./Periskopi













