Qindra policë vendosen në Mexico City para hapjes së Kupës së Botës

Qindra policë vendosen në Mexico City para hapjes së Kupës së Botës

Qindra efektivë policie u dislokuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Mexico City përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Botës, ndërsa autoritetet shtuan masat e sigurisë për shkak të rrezikut të protestave të mësuesve në mbrëmjen e nisjes së turneut.

Sipas videove të publikuara nga mediet lokale, oficerë të pajisur me helmeta, mburoja dhe shkopinj gome u vendosën brenda dhe jashtë terminalit të aeroportit Benito Juarez.

Aeroporti njoftoi se hyrja do të lejohet vetëm për pasagjerët me karta imbarkimi dhe shoqëruesit e domosdoshëm, duke u kërkuar udhëtarëve të mbërrijnë më herët për shkak të demonstratave të mundshme në zonë.

Masat e sigurisë janë forcuar gjithashtu rreth stadiumit “Estadio Azteca”, ku Meksika do të përballet sot me Afrikën e Jugut në ndeshjen e parë të turneut, pas ceremonisë së hapjes.


Paqartësi mbetet edhe për festivalin e planifikuar të tifozëve në sheshin qendror Zócalo, ku një sindikatë radikale e mësuesve vazhdon të mbajë një kamp proteste.

Grupi ka organizuar bllokime rrugësh dhe demonstrata në kryeqytet, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit të pensioneve të vitit 2007, një kërkesë që qeveria e konsideron të parealizueshme.

Autoritetet po shqyrtojnë ende nëse Zócalo, ku pritet të mblidhen deri në 80 000 vizitorë, do të jetë i disponueshëm për festimet e Kupës së Botës.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum kishte planifikuar ta ndiqte ceremoninë e hapjes aty dhe jo në stadium.

“Nëse Zócalo nuk do të jetë i disponueshëm për ceremoninë e hapjes për çfarëdo arsyeje, ekzistojnë 18 vende ku eventi mund të ndiqet falas”, deklaroi Sheinbaum, përcjell abcnews.

Ndërkohë, kryetarja e bashkisë së Meksiko Siti , Clara Brugada, tha se autoritetet do të sqarojnë më vonë mënyrën se si do të zhvillohet festivali i tifozëve.

Meksika po organizon Kupën e Botës për herë të tretë në histori. Këtë herë turneu zhvillohet bashkërisht me Shtetet e eBashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.

Mexico City do të presë pesë ndeshje, ndërsa qytetet Monterrei dhe Guadalajara do të organizojnë nga katër ndeshje secila.

Të ngjashme
Nga refuzimi i vizës në SHBA te finalja e madhe e UEFA-s për Omar Artanin

Nga refuzimi i vizës në SHBA te finalja e madhe e UEFA-s për Omar Artanin

Ronaldo në krye, Messi i dyti – njihuni me 10 futbollistët më të pasur që do të luajnë në Kupën e Botës 2026

Ronaldo në krye, Messi i dyti – njihuni me 10 futbollistët më të pasur që do të luajnë në Kupën e Botës 2026

Alvarez i thotë “po” Barcelonës, pavarësisht ofertës marramendëse të Real Madridit

Alvarez i thotë “po” Barcelonës, pavarësisht ofertës marramendëse të Real Madridit

FIFA ashpërson rregullat, goditjet nga këndi nën ‘ligj’ të ri

FIFA ashpërson rregullat, goditjet nga këndi nën ‘ligj’ të ri

Kosovës i mohohen simbolet shtetërore në Evropianin e Golfit në Qipro, Federata refuzon pjesëmarrjen

Kosovës i mohohen simbolet shtetërore në Evropianin e Golfit në Qipro, Federata refuzon pjesëmarrjen

Spanja e synon titullin e botës, Rodri: Edhe në Euro 2024 nuk ishim favoritë, por fituam

Spanja e synon titullin e botës, Rodri: Edhe në Euro 2024 nuk ishim favoritë, por fituam

Kupa e Botës fillon sot: Sytë e të gjithëve në Amerikën e Veriut, 48 kombëtare do të luajnë 104 ndeshje

Kupa e Botës fillon sot: Sytë e të gjithëve në Amerikën e Veriut, 48 kombëtare do të luajnë 104 ndeshje

Dy gjigantë, i njëjti fat – si u eliminuan Italia dhe Spanja mes polemikave në Kupën e Botës 2002

Dy gjigantë, i njëjti fat – si u eliminuan Italia dhe Spanja mes polemikave në Kupën e Botës 2002

FIFA refuzon fanellën e Haitit për Botërorin 2026

FIFA refuzon fanellën e Haitit për Botërorin 2026

"Është koha jonë": Portugalia ndez emocionet me video epike para Botërorit 2026

"Është koha jonë": Portugalia ndez emocionet me video epike para Botërorit 2026

Xhaka në mesin e lojtarëve më me përvojë në Botëror

Xhaka në mesin e lojtarëve më me përvojë në Botëror

Një mural masiv në Brazil i kushtohet Neymarit dhe ndez atmosferën para Kupës së Botës

Një mural masiv në Brazil i kushtohet Neymarit dhe ndez atmosferën para Kupës së Botës