Spanja e synon titullin e botës, Rodri: Edhe në Euro 2024 nuk ishim favoritë, por fituam

Mesfushori i Spanjës, Rodri, ka folur për ambiciet e “La Roja”-s në prag të Kupës së Botës 2026, duke theksuar se skuadra e tij nuk duhet të fokusohet te etiketat e favoritit, por te paraqitjet në fushë.

Fituesi i Topit të Artë 2024 kujtoi se edhe para triumfit në Kampionatin Evropian 2024, Kombëtarja e Spanjës nuk konsiderohej favorite nga shumica e ekspertëve.

“Favoritët tregohen në fushë. Edhe në Evropian nuk konsideroheshim favoritë dhe në fund arritëm ta fitonim turneun. Etiketat nuk kanë shumë rëndësi”, deklaroi Rodri, përcjell “Gazeta Express”.

Mesfushori i Manchester Cityt tha se Spanja është e vetëdijshme për pritshmëritë e larta, por se Botërori është një garë e gjatë dhe e vështirë.

“Jemi të lumtur dhe të emocionuar që marrim pjesë në këtë Kupë Bote. Është kënaqësi kur të konsiderojnë ndër favoritët, por duhet ta dëshmojmë këtë në fushë”, shtoi ai.

Rodri foli edhe për gjendjen e tij fizike, duke theksuar se ndihet i freskët për turneun pas një sezoni pozitiv në aspektin personal, megjithëse pranoi se nuk e ka pasur të njëjtin ritëm ndeshjesh si në vitin 2024.

Spanja hyn në Kupën e Botës 2026 si kampione në fuqi e Evropës dhe konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për ta ngritur trofeun në fund të turneut. /Periskopi/

Të ngjashme
Benitez i befasuar me ofertën e Real Madridit për Julián Álvarez

Maroku humb dy titullarë para Botërorit, FIFA miraton zëvendësimet

Nga refuzimi i vizës në SHBA te finalja e madhe e UEFA-s për Omar Artanin

Ronaldo në krye, Messi i dyti – njihuni me 10 futbollistët më të pasur që do të luajnë në Kupën e Botës 2026

Alvarez i thotë “po” Barcelonës, pavarësisht ofertës marramendëse të Real Madridit

FIFA ashpërson rregullat, goditjet nga këndi nën ‘ligj’ të ri

Qindra policë vendosen në Mexico City para hapjes së Kupës së Botës

Kosovës i mohohen simbolet shtetërore në Evropianin e Golfit në Qipro, Federata refuzon pjesëmarrjen

Kupa e Botës fillon sot: Sytë e të gjithëve në Amerikën e Veriut, 48 kombëtare do të luajnë 104 ndeshje

Dy gjigantë, i njëjti fat – si u eliminuan Italia dhe Spanja mes polemikave në Kupën e Botës 2002

FIFA refuzon fanellën e Haitit për Botërorin 2026

"Është koha jonë": Portugalia ndez emocionet me video epike para Botërorit 2026