FIFA refuzon fanellën e Haitit për Botërorin 2026

Një polemikë e re ka shpërthyer para Kupës së Botës 2026, pasi FIFA ka refuzuar fanellën e re të kombëtares së Haiti për përdorim në turne.
Sipas raportimeve të Globo, arsyeja e refuzimit lidhet me ilustrimin e përfshirë në fanellë, i cili paraqet Luftën e Vertières, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e vendit dhe vendimtare për pavarësinë e Haitit.
FIFA e ka konsideruar këtë paraqitje si një mesazh me karakter politik, çka bie ndesh me rregulloret e saj për neutralitetin politik në garat ndërkombëtare.
Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta, pasi beteja e Vertieres konsiderohet një simbol kombëtar dhe historik për popullin haitian.












