Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Vetëm pak ditë pas martesës së tyre në Londër dhe festimeve luksoze në Sicili, Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, po bëhen gati për një kapitull të ri në jetën e tyre.
Sipas mediave ndërkombëtare, çifti do të zhvendoset për shtatë muaj në Shtetet e Bashkuara, pasi Turner do të angazhohet në xhirimet e ribërjes së filmit horror “Possession”, ku do të luajë përkrah Tom Hanks dhe Margaret Qualley.
Turner ka deklaruar se, pavarësisht angazhimeve profesionale që i detyrojnë të udhëtojnë shpesh, ai dhe Dua përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë së bashku.
Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në Londër, ndërsa më pas organizoi një festë madhështore në Sicili, ku morën pjesë figura të njohura të botës së muzikës dhe kinemasë, përfshirë Elton John dhe Donatella Versace.











