KQZ numëron 31 nga 47 kutitë e votave nga diaspora, përfundon procesi në disa ambasada e konsullata

Pasi pranoi pakot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi numërimin e votave nga Konsullatat dhe Ambasadat e Republikës së Kosovës – gjithandej nëpër botë.

Nga të dhënat e fundit, janë numëruar 31 nga 47 pako.

Derisa kutitë e plot përfaqësive diplomatike i janë nënshtruar procesit të numërimit, ka ende të tilla në pritje.

Janë numëruar të gjitha votat në të vetmen kuti nga Ambasada e Kosovës në Otavë, teksa është numëruar vetëm 50 përqindëshi i votave nga Ambasada në Bernë.

Në përditësimin e fundit bëhet e ditur se janë numëruar po ashtu 2/3 e votave nga Ambasada në Cyrih, si dhe përfundoi numërimi i të vetmes kuti nga Ambasada në Pragë.

2 nga 2 pakot e Berlinit u numëruan po ashtu, bashkë me 4 pakot me mbi 3 mijë vota nga Konsullata në Dyseldorf.

Janë numëruar të gjitha votat e hedhura në Konsullatën në Frankfurt, bashkë me ato në Hamburg.

Procesi i numërimit përfundoi edhe për votat e ardhura nga Konsullata e Mynihut, Milanos, Stambollit, Nju-Jorkut e Shtutgartit, bashkë me ato të Ambasadës në Zagreb, Budapest, Romë, Hagë, Ankara e Uashington.

Të ngjashme
Futbollistit ganez i ndalohet hyrja në Kanada, do të humbas ndeshjen e Kupës së Botës

Trump: Irani po gënjen për marrëveshjen, këta janë njerëz shumë të pandershëm

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Qeli luksoze në burgun e Peqinit, videoja që “tronditi” Shqipërinë

‘‘S’kam mëndu kurrë që kam me varrosë Sahit Jasharin’’, Sami Lushtaku përlotet derisa flet për vdekjen e shokut të luftës

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

KQZ: Përfundon numërimi në Gjilan dhe Prizren, procesi vazhdon vetëm në Prishtinë

‘‘U përjetësove me veprën tënde’’, Kurora e Hashim Thaçit mbi varrin e Sahit Jasharit: U prehsh në paqe, hero i UÇK-së

KQZ jep detaje rreth numërimit të votave: Përfundon numërimi në 37 QKN, numërohen 23 vendvotime të përfaqësive diplomatike

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Tabela në Grupin A pas ndeshjeve të para të Kupës së Botës

Ish-shefi i OSBE-së në Kosovë kritikon ashpër Specialen: Themelet e saja janë tejet të dyshimta

0:000:00