Ish-shefi i OSBE-së në Kosovë kritikon ashpër Specialen: Themelet e saja janë tejet të dyshimta

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Daan Everts, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale.

Ai ka bërë me dije se kjo gjykatë është turpi i drejtësisë.

Në konferencën “Urat e kujtimeve” organizuar nga “Liria ka emër” dhe KIPRED, ish-diplomati holandez ka thënë se themeli e këtij tribunali janë tejet të dyshimta.

“Ky tribunal është një turp i drejtësisë. Themeli i tij është tejet i dyshimtë, mandati i tij shumë selektiv, mënyra e veprimit e diskutueshme dhe akuzat të sforcuara. Nëse këto procese përfundojnë me dënime, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe për perceptimin e aktorëve ndërkombëtarë dhe për praktikën e së drejtës penale ndërkombëtare.”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se kjo gjykatë është duke e penguar edhe normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Fatkeqësisht, 25 vjet më vonë, nuk jemi më afër një marrëdhënieje të normalizuar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndër shumë faktorët që e pengojnë këtë është edhe e ashtuquajtura Dhomë e Specializuar e Kosovës, e cila po gjykon katër ish-udhëheqës të shquar të UÇK-së, të cilët më pas u bënë figura të rëndësishme politike në Kosovën e pasluftës, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.”, është shprehur ai.

Të ngjashme
Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Tabela në Grupin A pas ndeshjeve të para të Kupës së Botës

Me nderime ushtarake, varroset ish-komandanti Sahit Jashari

E konfirmon Murati: Ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat pritet të bëhet të hënen

KQZ: Sot synojmë t’i kryejmë votat nga përfaqësitë diplomatike, menjëherë nisin ato me postë

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit

Vizita e Begajt në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa rrugë

Ulutas takon ambasadorët e QUINT’it: U riafirmua përkushtimi i KFOR’it për mjedis të sigurt e të qetë

Votimi me afat të skaduar: Gjykata Supreme merr vendim me ankesën e parashtruar

Alarm në veri të Evropës: Rusia po ndërton me shpejtësi baza ushtarake, pamjet satelitore zbulojnë planin strategjik

Hamza në Ditën Çlirimit: Kosova e lirë është krenaria jonë, nderime për dëshmorët e veteranët e UÇK’së

NYT: ShBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa

0:000:00