Mimoza Ahmeti shpallet fituese e“Ferma VIP 3″ , fiton 129 mijë euro

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të reality show-t “Ferma VIP 3”.
Ajo ka arritur të sigurojë fitoren në finalen e madhe të spektaklit, duke marrë çmimin kryesor prej 129 mijë eurosh.
Ahmeti, një nga figurat më të komentuara të këtij edicioni, ka spikatur gjatë gjithë garës me qëndrimin dhe performancën e saj brenda fermës, duke fituar edhe mbështetjen e publikut në disa raste.
Finalja e spektaklit u zhvillua mbrëmë ku u shpall edhe fituesja e sezonit./Periskopi











