Numërohen rreth 80% e votave, kush janë më të votuarit?

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon.
Deri më tani, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar rreth 80 për qind e votave.
Lëvizja Vetëvendosje:
Albin Kurti: 189.198 vota
Glauk Konjufca: 148.705 vota
Albulena Haxhiu: 86.389 vota
Hekuran Murati: 75.232 vota
Donika Gërvalla-Schwarz: 70.258 vota
Partia Demokratike e Kosovës:
Bedri Hamza: 95.560 vota
Përparim Gruda: 59.001 vota
Arian Tahiri: 50.974 vota
Uran Ismaili: 46.003 vota
Sala Jashari: 32.072 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës:
Vjosa Osmani Sadriu: 62.856 vota
Lumir Abdixhiku: 57.091 vota
Doarsa Kica Xhelili: 44.335 vota
Hykmete Bajrami: 35.119 vota
Avdullah Hoti: 32.123 vota
Aleanca:
Ardian Gjini: 33.341 vota
Ramush Haradinaj: 30.053 vota
Daut Haradinaj: 22.745 vota
Besnik Tahiri: 19.604 vota
Bekë Berisha: 16.153 vota
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave.
E dyta Partia Demokratike e Kosovës me 21.14 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60 për qind, Aleanca me 7.16 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind.
Sipas të dhënave paraprake, VV-ja do t’i ketë 48 vende në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe Aleanca 8.











