Dita e 11-të e protestave: Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Edi Ramës

Dita e 11-të e protestave: Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Edi Ramës

Qytetarët po protestojnë edhe këtë të mërkurë, në ditën e 11-të radhazi të tubimeve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit janë mbledhur në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së qeverisë. Aty janë mbajtur fjalime nga aktivistë dhe qytetarë, të cilët kërkuan dorëheqjen e qeverisë, ndërsa brohorisnin thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, raporton Euronews.al, transmeton Periskopi.

Tubimi i kësaj të mërkure është cilësuar si protestë mbarëkombëtare, me thirrje për pjesëmarrje edhe nga shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë. Organizatorët e lidhin këtë datë me përvjetorin e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, duke e konsideruar atë një simbol të bashkimit kombëtar.

Protesta që nisi fillimisht si reagim kundër projektit turistik në zonën e Pishë Poros dhe Sazanit, ka hyrë sot në ditën e dhjetë të saj. Lëvizja u zhvillua pas kundërshtimeve ndaj investimit të planifikuar në zonë të mbrojtur dhe më pas u zgjerua në një mobilizim më të gjerë qytetar.

Gjatë ditëve të protestës, qytetarët kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore: largimin e qeverisë, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, anulimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Në tubimet e zhvilluara në Tiranë dhe qytete të tjera janë dëgjuar gjithashtu thirrje kundër të gjithë klasës politike.

Organizatorët kanë njoftuar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, duke deklaruar se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara.

Ndërkohë, Komisioni Europian ka deklaruar se po ndjek nga afër zhvillimet në zonën Pishë Poro–Nartë dhe se i ka përcjellë shqetësimet Ministrisë së Mjedisit lidhur me mangësitë e mundshme të projektit. Zëdhënësi Guillaume Mercier bëri të ditur se punimet janë pezulluar dhe se pritet një vlerësim gjithëpërfshirës i ndikimit në mjedis, në konsultim me shoqërinë civile.

Ndersa për këtë çështje, SPAK ka nisur gjithashtu një hetim, teksa ka bllokuar llogaritë bankare të pronarëve të tokës, duke vendosur sekuestro për shumën prej 195 milionë dollarësh, e transferuar drejt tyre nga vëllezërit nga Katari.

Ndërkohë, organi i akuzës po verifikon edhe një sërë vendimesh gjyqësore që lidhen me titujt e pronësisë, ndërsa thuhet se konfliktet ligjore mbi pretendimet për sipërfaqet e tokave vijojnë të mbeten ende të hapura./Periskopi/

Të ngjashme
FIFA refuzon fanellën e Haitit për Botërorin 2026

FIFA refuzon fanellën e Haitit për Botërorin 2026

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Daut Haradinaj: S’ka me mujtë kush me e ndalë debatin publik e politik në Kosovë, ajo kohë ka perëndu në vitin 1999

Daut Haradinaj: S’ka me mujtë kush me e ndalë debatin publik e politik në Kosovë, ajo kohë ka perëndu në vitin 1999

Vuçiq: Do të jap dorëheqje pas tre muajsh – tashmë po paketoj librat në presidencë

Vuçiq: Do të jap dorëheqje pas tre muajsh – tashmë po paketoj librat në presidencë

KQZ nis nesër numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

KQZ nis nesër numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

"Është koha jonë": Portugalia ndez emocionet me video epike para Botërorit 2026

"Është koha jonë": Portugalia ndez emocionet me video epike para Botërorit 2026

AGK e alarmuar nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit Debat Plus: KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes

AGK e alarmuar nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit Debat Plus: KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes

Dosja e Prokurorisë: Si operonte rrjeti i dyshuar kosovar i trafikimit të drogës

Dosja e Prokurorisë: Si operonte rrjeti i dyshuar kosovar i trafikimit të drogës

Çka ka mbetur pa u numëruar? KQZ jep detaje

Çka ka mbetur pa u numëruar? KQZ jep detaje

Shkoi tek shoku e nuk u kthye më, detaje të reja për zhdukjen e 34-vjeçarit në Tiranë

Shkoi tek shoku e nuk u kthye më, detaje të reja për zhdukjen e 34-vjeçarit në Tiranë

Presidenti iranian i quan dobësi kërcënimet e Trumpit për sulme

Presidenti iranian i quan dobësi kërcënimet e Trumpit për sulme

Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg

Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg

0:000:00