AGK e alarmuar nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit Debat Plus: KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes

AGK e alarmuar nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit Debat Plus: KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së nënkryetarës të Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), Drita Morinës, ku kjo e fundit ka propozuar në mbledhjen e ardhshme të shqyrtohet mbyllja e emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini.


AGK përmes një reagimi në rrjetin social Facebook këtë deklaratë të Morinës e ka cilësuar si të papranushme dhe të papërgjegjshm, duke e konsideruar si një sulm frontal ndaj lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë, raporton Periskopi.

"Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar nga diskutimi i sotëm në Komisionin e Pavarur të Mediave, ku nga nënkryetarja Drita Morina është propozuar që në mbledhjen e radhës të diskutohet mbyllja e emisionit Debat Plus në TV Dukagjini.AGK-ja e vlerëson këtë deklaratë si të papranueshme, të papërgjegjshme dhe si sulm frontal ndaj lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë. Diskutimi i sotëm është vazhdimësi e vendimeve të pabaza ndëshkuese kundër mediave në ditët e fundit.AGK-ja rithekson se nuk është në kompetencën e KPM-së të dënojë mediat dhe gazetarët për shkak të debatit dhe deklaratave të të ftuarve.", thuhet në reagim.


AGK-ja tutje rithekson se nuk është në kompetencën e KPM-së të dënojë mediat dhe gazetarët për shkak të debatit dhe deklaratave të të ftuarve.


"Vendimet e paprecedentë me gjoba nga përbërja e re e KPM-së vërtetojnë alarmin e ngritur nga AGK-ja dhe shoqëria civile se KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes dhe Qeverisë, të cilat synojnë intimidimin e mediave dhe gazetarëve.Liria e medias dhe e shprehjes është e drejtë e garantuar në Kosovë, ndërsa pluralizmi mediatik është vlerë që asnjë vendim i KPM-së nuk mund ta zhbëjë.", thuhet tutje në reagim.


AGK-ja i bën thirrje KPM-së që të heqë dorë menjëherë nga praktika e ndëshkimit të mediave dhe ta kryejë punën e saj brenda kompetencave që ka./Periskopi


Reagimi i plotë:




Të ngjashme
FIFA refuzon fanellën e Haitit për Botërorin 2026

FIFA refuzon fanellën e Haitit për Botërorin 2026

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Daut Haradinaj: S’ka me mujtë kush me e ndalë debatin publik e politik në Kosovë, ajo kohë ka perëndu në vitin 1999

Daut Haradinaj: S’ka me mujtë kush me e ndalë debatin publik e politik në Kosovë, ajo kohë ka perëndu në vitin 1999

Vuçiq: Do të jap dorëheqje pas tre muajsh – tashmë po paketoj librat në presidencë

Vuçiq: Do të jap dorëheqje pas tre muajsh – tashmë po paketoj librat në presidencë

KQZ nis nesër numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

KQZ nis nesër numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

"Është koha jonë": Portugalia ndez emocionet me video epike para Botërorit 2026

"Është koha jonë": Portugalia ndez emocionet me video epike para Botërorit 2026

Dita e 11-të e protestave: Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Edi Ramës

Dita e 11-të e protestave: Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Edi Ramës

Dosja e Prokurorisë: Si operonte rrjeti i dyshuar kosovar i trafikimit të drogës

Dosja e Prokurorisë: Si operonte rrjeti i dyshuar kosovar i trafikimit të drogës

Çka ka mbetur pa u numëruar? KQZ jep detaje

Çka ka mbetur pa u numëruar? KQZ jep detaje

Shkoi tek shoku e nuk u kthye më, detaje të reja për zhdukjen e 34-vjeçarit në Tiranë

Shkoi tek shoku e nuk u kthye më, detaje të reja për zhdukjen e 34-vjeçarit në Tiranë

Presidenti iranian i quan dobësi kërcënimet e Trumpit për sulme

Presidenti iranian i quan dobësi kërcënimet e Trumpit për sulme

Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg

Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg

0:000:00