Njësia A3 e termocentralit “Kosova A“ rikthehet në prodhim, thotë KEK

Njësia A3 e termocentralit “Kosova A“ rikthehet në prodhim, thotë KEK

Njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer me sukses në operim dhe është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik rreth orës 10:00 të mëngjesit, ka njoftuar sot Korporata Energjetike e Kosovës.

KEK tha se pas sanimit të rrjedhjeve të evidentuara në sistemin gypor të kaldajës së njësisë A3 dhe realizimit me sukses të aktiviteteve të tjera teknike, njësia është rikthyer në prodhim falë “angazhimit të jashtëzakonshëm, profesionalizmit dhe përkushtimit të punonjësve dhe stafit teknik të TC Kosova A, të cilët punuan pa ndërprerje për rikthimin e saj në operim në kohë rekord”.

“Aktualisht, njësia operon në gjendje stabile, ndërsa kapacitetet e saj prodhuese tashmë janë nominuar në sistem, duke forcuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe stabilitetin e sistemit energjetik të vendit. Ky sukses dëshmon edhe një herë ekspertizën, përvojën dhe gatishmërinë e ekipeve profesionale të KEK-ut për të adresuar me efikasitet sfidat operative dhe për të garantuar funksionim të sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të kapaciteteve gjeneruese të Korporatës”.

Paralelisht me operimet e përditshme, KEK tha se po vazhdon “me sukses zbatimin e programit më të madh investiv në sektorin energjetik në katër dekadat e fundit, me projekte strategjike në vlerë prej qindra milionë eurosh”.


“Këto investime përfshijnë modernizimin e njësive B1 dhe B2 në TC Kosova B, avancimin e procedurave për fillimin e projektit të rehabilitimit dhe modernizimit të thellë të njësisë A3 në TC Kosova A, si dhe zhvillimin e projektit të parkut solar me kapacitet prej 100 MË. Përmes këtyre investimeve, KEK po ndërton kapacitete më moderne, më efikase dhe më të qëndrueshme, duke forcuar sigurinë energjetike të Kosovës dhe duke krijuar bazat për një të ardhme energjetike më të gjelbër, më të sigurt dhe më të qëndrueshme për qytetarët”./ Periskopi/




Të ngjashme
Gazi amerikan, Osmani dhe Abdixhiku: Qëndrimi i sotëm i SHBA-së, mesazh i qartë për të ardhmen strategjike të Kosovës

Gazi amerikan, Osmani dhe Abdixhiku: Qëndrimi i sotëm i SHBA-së, mesazh i qartë për të ardhmen strategjike të Kosovës

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadores amerikane: Si kryeministër i ardhshëm do ta lidh Kosovën me gazin amerikan

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadores amerikane: Si kryeministër i ardhshëm do ta lidh Kosovën me gazin amerikan

Vrasja e policit në Shqipëri, del në konferenë drejtori i policisë: Ishin 40 forca në vendngjarje, kam urdhëruar hetime për operacionin

Vrasja e policit në Shqipëri, del në konferenë drejtori i policisë: Ishin 40 forca në vendngjarje, kam urdhëruar hetime për operacionin

10 futbollistët më të moshuar në Kupën e Botës 2026 – Ronaldo nuk është i pari, Messi mbetet jashtë Top 10

10 futbollistët më të moshuar në Kupën e Botës 2026 – Ronaldo nuk është i pari, Messi mbetet jashtë Top 10

Aksion i madh ndërkombëtar në Spanjë - shkatërrohet laboratori industrial i dokumenteve të falsifikuara

Aksion i madh ndërkombëtar në Spanjë - shkatërrohet laboratori industrial i dokumenteve të falsifikuara

FSK në konferencën e NATO-s në Gjermani

FSK në konferencën e NATO-s në Gjermani

Maresca drejt rikthimit te Man City, Chelsea kërkon dëmshpërblim për largimin e tij

Maresca drejt rikthimit te Man City, Chelsea kërkon dëmshpërblim për largimin e tij

Alarmi për situatën me energjinë, dy ditë pas takimit në Aleancë: Gjini zotohet për zhbllokimin e projektit të Gazit Amerikan që u ndalua nga Kurti

Alarmi për situatën me energjinë, dy ditë pas takimit në Aleancë: Gjini zotohet për zhbllokimin e projektit të Gazit Amerikan që u ndalua nga Kurti

Paralajmërimi i diplomates amerikane, Miftaraj: Amerika po na thotë, a me neve a me Rusinë

Paralajmërimi i diplomates amerikane, Miftaraj: Amerika po na thotë, a me neve a me Rusinë

Komuna e Prishtinës paralajmëron 300 euro gjobë për ata që hedhin mbeturina vëllimore

Komuna e Prishtinës paralajmëron 300 euro gjobë për ata që hedhin mbeturina vëllimore

Momenti kur autori që vrau policin në Maliq mbërrin te Spitali i Traumës

Momenti kur autori që vrau policin në Maliq mbërrin te Spitali i Traumës

Daut Haradinaj viziton babain e Mujë Krasniqit: Familja Krasniqi, simbol i qëndresës dhe sakrificës kombëtare

Daut Haradinaj viziton babain e Mujë Krasniqit: Familja Krasniqi, simbol i qëndresës dhe sakrificës kombëtare

0:000:00