Nis publikimi i rezultateve nga diaspora

KQZ ka nisur me publikimin e rezultateve të para nga votat në përfaqësi diplomatike.
Pas numërimit të dy prej 47 kutive (4,26%), Vetëvendosje ka marrë 84%, apo 1 mijë e 24 vota.
Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 7.55% apo 92 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 5.4% apo 66 vota.












