Netanyahu: Izraeli nuk është palë në marrëveshjen SHBA-Iran

Netanyahu: Izraeli nuk është palë në marrëveshjen SHBA-Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu lidhur me një memorandum mirëkuptimi që po formohet me Iranin dhe që shihet si bazë për nisjen e negociatave mes palëve.

Sipas deklaratave zyrtare, ndonëse Izraeli nuk është palë në këtë marrëveshje paraprake, Netanyahu ka shprehur vlerësim për angazhimin e liderit amerikan që marrëveshja përfundimtare të përfshijë masa të rëndësishme kufizuese ndaj Iranit.

Këto masa përfshijnë heqjen e materialit bërthamor të pasuruar, çmontimin e infrastrukturës së pasurimit të uraniumit, vendosjen e kufizimeve në prodhimin e raketave, si dhe ndalimin e mbështetjes së Iranit për organizatat e tij “Proxy” në rajon, shkruan skynews.

Theksojmë se sonte Trump ka deklaruar që palët kanë arritur marrëveshje dhe se të njëjtën po e mbështet lideri suprem, Mojtaba Khamenei.

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance pritet ta përfaqësojë SHBA-në ndërsa marrëveshja, sipas Trumpit, do të nënshkruhet në një prej shteteve evropiane.


Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku çështja e programit bërthamor iranian dhe roli i tij rajonal vazhdojnë të mbeten në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. /Periskopi/

Të ngjashme
Dramë në ndeshjen hapëse, fiton Meksika, gola, kartona të kuq dhe spektakël

Dramë në ndeshjen hapëse, fiton Meksika, gola, kartona të kuq dhe spektakël

Banka Botërore: Lufta SHBA-Iran e çoi ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga pandemia e COVID-19

Banka Botërore: Lufta SHBA-Iran e çoi ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga pandemia e COVID-19

Edhe Meksika merr të kuq, Montes përjashtohet nga loja

Edhe Meksika merr të kuq, Montes përjashtohet nga loja

Kartoni i dytë i kuq për Afrikën e Jugut, Zwane përjashtohet nga loja

Kartoni i dytë i kuq për Afrikën e Jugut, Zwane përjashtohet nga loja

Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari

Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari

Jimenez vulos epërsinë, Meksika dyfishon avantazhin ndaj Afrikës së Jugut

Jimenez vulos epërsinë, Meksika dyfishon avantazhin ndaj Afrikës së Jugut

Karton i kuq në ndeshjen e parë të Botërorit

Karton i kuq në ndeshjen e parë të Botërorit

Nis publikimi i rezultateve nga diaspora

Nis publikimi i rezultateve nga diaspora

Tri banore serbe në Gjakovë, Rashiqi siguron gati 300 vota

Tri banore serbe në Gjakovë, Rashiqi siguron gati 300 vota

Ndarja e karrigeve të deputetëve, KQZ nis përditësimin e të dhënave

Ndarja e karrigeve të deputetëve, KQZ nis përditësimin e të dhënave

Kush me kë? Qëndrimet e qarta, por pazaret ende larg

Kush me kë? Qëndrimet e qarta, por pazaret ende larg

Qyteti francez vendos orë policore për të miturit gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës

Qyteti francez vendos orë policore për të miturit gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës

0:000:00