Neymar shpërthen në lot pas rikthimit magjik me Brazilin

Neymar shpërthen në lot pas rikthimit magjik me Brazilin

Neymar nuk i mbajti dot lotët pas rikthimit të shumëpritur me fanellën e Brazilit në Kupën e Botës 2026, duke treguar se përfshirja e tij në skuadër nga Carlo Ancelotti ishte plotësisht e merituar.

Kanë kaluar plot 980 ditë që nga paraqitja e fundit e Neymarit me kombëtaren braziliane. Ndeshja e tij e fundit kishte përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit ndaj Uruguait në vitin 2023.

Që nga ajo kohë, sulmuesi brazilian ka kaluar një periudhë të vështirë rikuperimi. Pas operacionit në gju, ai u përball edhe me një dëmtim në pulpë që e la jashtë katër ndeshjeve të fundit të Santosit, ndërsa gjatë këtij viti kishte luajtur vetëm 15 ndeshje.

Pikërisht për këtë arsye, vendimi i trajnerit Carlo Ancelotti për ta përfshirë Neymarin në listën prej 26 futbollistësh për Botërorin u prit me shumë polemika, sidomos pasi Joao Pedro mbeti jashtë skuadrës.


Megjithatë, 34-vjeçari u rikthye në fushë në fitoren 3-0 ndaj Skocisë, duke hyrë si zëvendësues në minutën e 76-të në vend të Matheus Cunhës.

Rikthimi i tij u shoqërua me ovacione të mëdha nga tifozët, ndërsa Neymar tregoi menjëherë se magjia nuk e kishte braktisur. Edhe pse humbi topin në disa raste, ai krijoi tre raste të pastra për bashkëlojtarët, një statistikë që u tejkalua vetëm nga Lucas Paquetá dhe Rayan, të cilët krijuan nga katër raste gjatë gjithë ndeshjes.

Pas përfundimit të takimit, Neymar shpërtheu në lot, i emocionuar nga pritja e tifozëve dhe rikthimi në skenën më të madhe të futbollit.

“Neymar luajti sepse e meritonte. Ai punoi shumë seriozisht gjatë rikuperimit dhe tregoi profesionalizëm të madh. Me cilësitë që ka, ai mund ta ndihmojë Brazilin në këtë Kupë Bote. Në minutat që ishte në fushë luajti shumë mirë”, deklaroi trajneri Carlo Ancelotti.

Edhe legjenda franceze Thierry Henry vlerësoi ndikimin e Neymarit.

“Ndeshja ndryshoi sapo Neymar hyri në fushë. Lojtarët më të mëdhenj nuk kanë nevojë për 90 minuta për të lënë gjurmë. Ai luajti rreth 20 minuta dhe krijoi tre raste. Çdo herë që prekte topin, Skocia detyrohej të ndryshonte mënyrën e mbrojtjes. Ai solli menjëherë rrezik dhe kreativitet në sulmin e Brazilit”, u shpreh Henry.

Me fitoren ndaj Skocisë, Brazili u bë kombëtarja e parë që e mbylli fazën e grupeve me tri fitore në po aq ndeshje në Botërorin 2026. Në fazën e ardhshme, “Seleçao” pritet të përballet me skuadrën e renditur në vendin e dytë të Grupit F, e cila pritet të përcaktohet pas duelit mes Japonisë dhe Suedisë./ Periskopi/

Të ngjashme
Mësohet përballja e parë e 1/32 së finales në Kupën e Botës

Mësohet përballja e parë e 1/32 së finales në Kupën e Botës

Zhvillim i papritur në Botëror, Francë – Norvegji mund të pezullohet

Zhvillim i papritur në Botëror, Francë – Norvegji mund të pezullohet

Makina futet mes tifozëve në Meksikë, 17 të lënduar

Makina futet mes tifozëve në Meksikë, 17 të lënduar

Shembet tribuna në stadiumin ku stërvitet Suedia

Shembet tribuna në stadiumin ku stërvitet Suedia

Kupa e Botës: Madibo pezullohet me 5 ndeshje për thyerjen e këmbës së Kones

Kupa e Botës: Madibo pezullohet me 5 ndeshje për thyerjen e këmbës së Kones

Fund i hidhur për këto kombëtare, i japin lamtumirën Botërorit

Fund i hidhur për këto kombëtare, i japin lamtumirën Botërorit

“Imagjinoni të gjithë të vrapojnë vetëm tetë kilometra”, Klopp komenton Ronaldon dhe Messin në Kupën e Botës

“Imagjinoni të gjithë të vrapojnë vetëm tetë kilometra”, Klopp komenton Ronaldon dhe Messin në Kupën e Botës

Publikohen formacionet Skoci-Brazil, Neymar në bankën rezervë

Publikohen formacionet Skoci-Brazil, Neymar në bankën rezervë

Bosnja mposht Katarin dhe mban gjallë ëndrrën e kualifikimit

Bosnja mposht Katarin dhe mban gjallë ëndrrën e kualifikimit

Xhaka dhe Jashari sigurojnë kualifikimin tutje në Kupën e Botës

Xhaka dhe Jashari sigurojnë kualifikimin tutje në Kupën e Botës

Zvicra e pandalshme në pjesën e dytë, shënon përsëri ndaj Kanadasë

Zvicra e pandalshme në pjesën e dytë, shënon përsëri ndaj Kanadasë

Zvicra kalon në epërsi ndaj Kanadasë

Zvicra kalon në epërsi ndaj Kanadasë