Kurti sfidon aleancën me ShBA-në, përmes ministres Rizvanolli i dërgon një letër ku praktikisht refuzohet ideja e gazit

Kurti sfidon aleancën me ShBA-në, përmes ministres Rizvanolli i dërgon një letër ku praktikisht refuzohet ideja e gazit

Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që Kosova të përfshihet në projektin strategjik rajonal për gazin amerikan, Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka zgjedhur një drejtim krejtësisht tjetër, duke sfiduar hapur rekomandimet e aleatit më të rëndësishëm të vendit në fushën e energjisë.


Në vend se të angazhohet për integrimin e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka drejtuar Ambasadës Amerikane një kërkesë për mbështetje teknike dhe investime në projekte që lidhen me gazifikimin e qymyrit. Në letrën e dërguar në muajin prill sic raporton KOHA, ajo ka argumentuar se Kosova disponon rezerva të mëdha të linjitit dhe ka përmendur edhe politikat e presidentit Donald Trump në mbështetje të industrisë së qymyrit.


Ky veprim ka ngritur pikëpyetje serioze mbi orientimin energjetik të Qeverisë, veçanërisht në një kohë kur SHBA-ja po promovon fuqishëm një rrjet rajonal të furnizimit me gaz të lëngshëm natyror (LNG) në Ballkanin Perëndimor. Në vend se të shfrytëzojë mundësinë për t’u bërë pjesë e një projekti me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike të rajonit, Qeveria duket se po rikthen në tavolinë ide të lidhura me teknologji të vjetra dhe të diskutueshme ekonomikisht.


Në letrën drejtuar së ngarkuarës me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, Rizvanolli ka përmendur ish-fabrikën e gazifikimit të KEK-ut dhe ka sugjeruar shqyrtimin e mundësisë për ringjalljen e një projekti të ngjashëm me atë të Dakotës së Veriut në SHBA. Ajo ka theksuar gjithashtu se iniciativa gëzon mbështetjen e plotë të kryeministrit Albin Kurti.


Refuzimi i vazhdueshëm për t’u përfshirë në infrastrukturën rajonale të gazit ka shqetësuar edhe komunitetin e biznesit. Odat ekonomike kanë paralajmëruar se një qasje e tillë mund të ketë pasoja jo vetëm për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe për raportet strategjike me Shtetet e Bashkuara.


SHBA-ja synon të krijojë një korridor të ri energjetik në Ballkanin Perëndimor përmes gazit të lëngshëm natyror, me qëllim zvogëlimin e varësisë nga burimet ruse dhe forcimin e sigurisë energjetike në rajon. Ndërsa vendet fqinje po lëvizin drejt integrimit në këtë rrjet, Kosova rrezikon të mbetet jashtë proceseve kyçe rajonale për shkak të hezitimit të Qeverisë Kurti.


Në një kohë kur vendi vazhdon të mbështetet pothuajse tërësisht në termocentralet me qymyr dhe përballet me sfida serioze energjetike, vendosmëria e Qeverisë për të mos e përqafuar projektin amerikan po shihet nga kritikët si një vendim i motivuar më shumë nga kalkulime politike sesa nga interesat afatgjata strategjike të Kosovës.

Të ngjashme
Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

0:000:00