Kufizime të përkohshme në trafik për shkak të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët se për shkak të organizimit të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm 2026, sot dhe nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në segmentet rrugore të përfshira në itinerarin e garave.

Sipas njoftimit zyrtar, dita e parë e kampionatit, 24 qershor, do t’i kushtohet garës së kronometrit individual (ITT), e cila do të nisë në orën 10:00. Çiklistët do të lëvizin në itinerarin Ferizaj – HIB Petrol në Bibaj – Babush, përgjatë segmentit të autostradës “Arbër Xhaferi” dhe në drejtimin e kundërt. Përfundimi i garës është paraparë rreth orës 12:00, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, të enjten do të zhvillohet gara rrugore (Road Race), me fillim në orën 10:00. Itinerari përfshin aksin Ferizaj (Bibaj) – Hani i Elezit – Ferizaj – Trudë, me një gjatësi prej 100 kilometrash. Organizatorët kanë bërë të ditur se përfundimi i garës pritet të bëhet në Trudë rreth orës 13:00.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre me kohë, të shmangin vonesat e mundshme dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimin e vendosur përgjatë rrugëve ku do të zhvillohen aktivitetet sportive.

Të ngjashme
Gecaj i LDK-së, letër Abdixhikut: Ju kemi dhënë mundësinë tri herë, ka ardhur koha për lidership të ri

Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën një kosovar

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Kosova thellon varësinë nga importet italiane: Deficiti tregtar arrin në 340.5 milionë euro

Mbledhja e qeverisë në detyrë, këto janë 14 pikat e rendit të ditës

Zhvillime në LDK: Tri degë kërkuan largimin e Abdixhikut – krejt çka ndodhi dje

Kjo është kosovarja që humbi jetën në aksidentin në Francë, raportohet se bashkëshorti dhe dy djemtë mbetën të lëndur

AAK analizon zgjedhjet, Gjini paralajmëron forcim të strukturave

KRU “Prishtina” paralajmëron qytetarët për një tentativë të dyshuar mashtrimi përmes SMS-ve

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Një grua nga Suhareka dyshohet se ka humbur jetën në një aksident në Francë

Reagon sërish Abdixhiku fton anëtarësinë e LDK-së për durim: Kam marrë mbështetje nga kryetarë e nënkryetarë

0:000:00