Zhvillime në LDK: Tri degë kërkuan largimin e Abdixhikut – krejt çka ndodhi dje

Zhvillime në LDK: Tri degë kërkuan largimin e Abdixhikut – krejt çka ndodhi dje

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku LDK-ja u rendit e treta me 16.69 për qind të votave, tri degë të saj — Peja, Lipjani dhe Dega e Dytë në Prishtinë — kërkuan dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku. Ato vlerësuan se përgjegjësia për rezultatin e dobët duhet të merret nga udhëheqja qendrore e partisë dhe se nevojiten ndryshime të thella politike e organizative.

Abdixhiku iu kundërpërgjigj degëve të Pejës dhe Lipjanit, duke kërkuar dorëheqjen morale të Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit. Ai tha se LDK-ja ka pasur performancën më të dobët pikërisht në komunat që udhëhiqen nga këto degë dhe i cilësoi kërkesat ndaj tij si të koordinuara. Abdixhiku theksoi se çështjen e votëbesimit e kishte trajtuar në Kuvendin e LDK-së më 31 janar.

Nënkryetarja Doarsa Kica-Xhelili bëri thirrje për unitet, duke thënë se rezultati kërkon reflektim, por jo përçarje publike. Ajo theksoi se debati duhet të zhvillohet brenda strukturave të partisë dhe se përgjegjësia për rezultatin nuk mund të mbetet vetëm te një person.

Edhe Lutfi Haziri i trajtoi përplasjet si normale për një parti demokratike. Ai tha se kërkesa e degëve dhe përgjigjja e Abdixhikut do të shqyrtohen në organet e LDK-së, duke theksuar se qëllimi kryesor duhet të jetë rikthimi i LDK-së si parti e parë në vend.


Ndërkohë, ish-deputeti Besian Mustafa reagoi me një mesazh emocional, duke kujtuar periudhat e vështira të LDK-së dhe duke bërë thirrje për durim, qëndrueshmëri dhe ruajtje të partisë nga ndarjet e reja.

Në mbështetje të Abdixhikut është rreshtuar edhe kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi. Ai tha se rezultatet e dobëta në disa degë nuk mund të maskohen me kërkesa publike për dorëheqjen e kryetarit. Azemi vlerësoi se secila degë duhet të japë llogari para anëtarësisë së saj për rezultatin në terren dhe i dha mbështetje të plotë Abdixhikut, si dhe procesit të “bashkimit të madh” të LDK-së. Sipas tij, konfliktet e brendshme dhe agjendat personale e dëmtojnë partinë në kohën kur qytetarët presin një alternativë serioze.

Edhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i doli në krah Abdixhikut. Ai tha se nuk mund të kërkohet përgjegjësi vetëm nga niveli qendror, pa u kërkuar llogari strukturave që kanë menaxhuar degët dhe terrenin lokal. Ferati paralajmëroi se krijimi i praktikës për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit pas çdo procesi zgjedhor do ta dobësonte LDK-në dhe do ta minonte stabilitetin e saj politik. Ai kërkoi që përgjegjësia të jetë e barabartë për të gjithë dhe që debatet të zhvillohen në organet e partisë, jo përmes deklaratave publike që nxisin ndarje.

Të ngjashme
Ibrahimovic me përgjigje epike pasi Ronaldo bërtiti “jam kthyer” pas dy golave me Portugalinë

Ibrahimovic me përgjigje epike pasi Ronaldo bërtiti “jam kthyer” pas dy golave me Portugalinë

Gecaj i LDK-së, letër Abdixhikut: Ju kemi dhënë mundësinë tri herë, ka ardhur koha për lidership të ri

Gecaj i LDK-së, letër Abdixhikut: Ju kemi dhënë mundësinë tri herë, ka ardhur koha për lidership të ri

Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën një kosovar

Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën një kosovar

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Kosova thellon varësinë nga importet italiane: Deficiti tregtar arrin në 340.5 milionë euro

Kosova thellon varësinë nga importet italiane: Deficiti tregtar arrin në 340.5 milionë euro

Kufizime të përkohshme në trafik për shkak të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm

Kufizime të përkohshme në trafik për shkak të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm

Mbledhja e qeverisë në detyrë, këto janë 14 pikat e rendit të ditës

Mbledhja e qeverisë në detyrë, këto janë 14 pikat e rendit të ditës

Kjo është kosovarja që humbi jetën në aksidentin në Francë, raportohet se bashkëshorti dhe dy djemtë mbetën të lëndur

Kjo është kosovarja që humbi jetën në aksidentin në Francë, raportohet se bashkëshorti dhe dy djemtë mbetën të lëndur

AAK analizon zgjedhjet, Gjini paralajmëron forcim të strukturave

AAK analizon zgjedhjet, Gjini paralajmëron forcim të strukturave

KRU “Prishtina” paralajmëron qytetarët për një tentativë të dyshuar mashtrimi përmes SMS-ve

KRU “Prishtina” paralajmëron qytetarët për një tentativë të dyshuar mashtrimi përmes SMS-ve

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Një grua nga Suhareka dyshohet se ka humbur jetën në një aksident në Francë

Një grua nga Suhareka dyshohet se ka humbur jetën në një aksident në Francë

0:000:00