"Komplotin e paralajmëroi babai i të dyshuarit", FBI arrestoi 5 persona që po planifikonin sulme terroriste pranë Shtëpisë së Bardhë

"Komplotin e paralajmëroi babai i të dyshuarit", FBI arrestoi 5 persona që po planifikonin sulme terroriste pranë Shtëpisë së Bardhë

Një komplot me dronë eksplozivë dhe snajperë kishte si qëllim të godiste eventin e arteve marciale “UFC Freedom 250”, i organizuar për 80-vjetorin e Presidentit Donald Trump.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, njoftoi se pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në një komplot të dështuar terrorist, transmeton Periskopi.


Sulmi ishte planifikuar të kryhej të dielën e kaluar kundër Shtëpisë së Bardhë, ku po mbahej eventi i arteve marciale UFC Freedom 250, organizuar për të shënuar 80-vjetorin e lindjes së Presidentit Donald Trump.


Sipas autoriteteve federale, në këtë rrjet të dyshuar bënin pjesë të paktën 12 persona të shpërndarë në katër shtete të ndryshme: Kaliforni, Ohajo, Misuri dhe Nebraska. FBI arriti të zbulonte planet pasi u infiltrua në një grup komunikimi të koduar në aplikacionin Signal.


Sinjali i parë i alarmit erdhi nga babai i njërit prej të dyshuarve, i cili njoftoi policinë pasi kishte parë mesazhet e djalit të tij. Grupi kishte planifikuar të takohej në Fredericksburg, Virxhinia, përpara se të udhëtonte drejt Uashingtonit për të vënë në jetë planin.


Plani i tyre përfshinte përdorimin e dronëve të ngarkuar me eksplozivë kundër Shtëpisë së Bardhë dhe ndërtesave qeveritare përreth. Sipas FBI-së, qëllimi ishte krijimi i panikut për të detyruar të ftuarit të largoheshin nga kompleksi, ku më pas do të sulmoheshin nga një ekip snajperësh të pozicionuar jashtë.

Disa media amerikane bëjnë të ditur se të dyshuarit i përkasin një ideologjie “përshpejtuese” (accelerationist), një lëvizje ekstremiste që synon të sjellë rënien e sistemit politik dhe ekonomik përmes dhunës për të shkaktuar ndryshime radikale. Hetuesit besojnë se shënjestrat kryesore të grupit ishin “elitat kapitaliste”, “miliarderët” dhe politikanët që mbështeten nga grupet pro-izraelite.

Drejtori i FBI-së, Patel, sqaroi përmes një mesazhi në rrjetin social X se agjencitë e zbatimit të ligjit u vunë në dijeni të kërcënimit më 10 qershor, katër ditë përpara ngjarjes ku mori pjesë edhe kampioni spanjoll Ilia Topuria. Ai theksoi se falë një operacioni të koordinuar ndërshtetëror, sulmi u “ndalua në vend” përpara se të ekzekutohej.

Nga samiti i G7 në Francë, Presidenti Donald Trump deklaroi të martën se nuk kishte pasur dijeni për këtë plan dhe shtoi me ironi se “të vetmet sulme që pa, ishin ato të luftëtarëve të UFC-së në kafaz”.

Hetimi mbi këtë rast mbetet i hapur dhe autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e arrestimeve të tjera në ditët në vijim./ET

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

0:000:00