Këta janë pesë kandidatët e konfirmuar për Kryeprokuror të Shtetit

Pesë emra të prokurorëve janë konfirmuar si kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, afati për konkursin e të cilit është mbyllur të mërkurën më 10 qershor.
Sipas renditjes alfabetike, në këtë pozitë kanë aplikuar:
- Atdhe Dema– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
- Naim Abazi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
- Rafet Halimi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
- Shqipdon Fazliu– Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,
- Zejnullah Gashi– Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Konfirmimin për aplikim, të pestit ia kanë bërë Betimit për Drejtësi.











