A do t'i gëzojë Vjosa Osmani privilegjet si ish-presidente dhe ato të deputetes në të njëjtën kohë?

Numërimi i votave për kandidatët për deputet po i afrohet fundit, ndërsa listës së lidhjes Demokratike të Kosovës po i prin Vjosa Osmani me 70 mijë e 805 vota dhe e njëjta tani veç e ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Periskopi.
Kësisoj, nëse Vjosa Osmani mban pozitën e deputetës, ajo përveç pagës së deputetës, ka edhe privilegje tjera si ish-presidente. Në bazë të ligjit për Presidentin, Osmani ka të drejtë në pension, shuma e të cilit është 70% e pagës të cilën e ka marrë si kryetare shteti.
Por a do t’i hiqen këto benefite Vjosa Osmanit nëse ajo bëhet deputete?
Vullnet Bugaqku nga KDI, ka sqaruar për Periskopin se në Ligjin për Presidentin e Kosovës, nuk është ndonjë dispozitë e cila i pushon automatikisht beneficionet, nëse ish-presidentët zgjidhën deputet apo ministër.
“Bazuar në ligjin aktual të Presidentit, nuk është e rregulluar shprehimisht kjo situatë. Arsyeja se privilegjet ekzistojnë në Ligjin për Presidentin janë të konceptume si të drejta që ju takojnë presidentëve që iu përfundon mandati i plotë për të siguruar statusin e tyre si ish-presidenta. Megjithatë ligji parashikon pensione edhe disa beneficione që kanë të bëjnë me 70% të pagës megjithatë nga perspektiva e parimeve kushtetuese të barazisë dhe përdorimit racional të mjeteve publike, do të ishte e vështirë me justifiku që një person njëkohësisht të marr edhe pagën e deputetit edhe pastaj pensionin e përheshëm prej 70 % të pagës së presidentit”, tha Bugaqku
“Mirëpo interpretime strikt ligjor të ligjit për presidentin që përmban ndonjë dizpozitë që këto benifite të pushojnë automatikisht se ekzituari apo së shfrytëzuari në rast që ish- presidentët zgjidhëen deputet, minister ose bëhen bartës të një funksioni publik, nuk ka”, shtoi ai për Periskopin
Por, Bukaqku thekson se është një tjetër dispozitë, ku vetë Vjosa Osmani e ka në dorë të vendosë nëse dëshiron t'i mbaj privilegjet si ish-presidente krahas atyre që do t'i marr si deputete, apo të kërkoi që t'i largohen.
“Mirëpo ligji e ka një dispozitë që thotë se vet ish-presidentit mundet me kërku ndërprejen e këtyre benificioneve. Në këtë rast I takon përgjegjësisë së tij apo vullnetit të tij/saj nëse ai vlerson që nuk ka nevojë të I shfrytëzoj këto benificione, atëherë ai mund të kërkoi ndërprejne këtyre benificioneve”
LEXO EHDE: Nga një banesë 50 mijë euro deri te shtëpitë në Marigona Hill – Si u pasurua Vjosa Osmani ndër vite
Në anën tjetër njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu vlerësoi se edhe pse në rregulloren e Ligjit për Presidentin nuk përcakohet heqja e benefiteve, Osmani nuk do të duhej t'i mbante të dyjat.
"Nuk shkruan, në atë rregulloren që e kanë për atë punë Presidenca nuk është takstativisht e paraparë që t’i hiqen, pra nuk është përcaktuar dhe mbetët cështje që ajo do të duhej që meqë I ka privilegjet edhe si deputete dhe ka mjaftë privilegje do të duhej t’i marr ato si deputete dhe të heqi dorë prej atyre te Presidentës. Zakonisht edhe kuptimisht ato të Presidentës janë të parapara në rregullore pasi përfundon mandati dhe të mos jetë presidente, kështu që nuk mendoj që do të duhej t’i mbante ato, por është çështje e papërcaktuar takstativisht, nuk është e paraparë në rregullore kjo", tha Mazllum Baraliu për Periskopin.
Sipas Ligjit për pagat në sektorin publik, paga bruto mujore e një deputeti është 1.804 euro, por pas rritjes prej 110 eurosh, të miratuar nga Qeveria e Kosovës, paga aktuale është 1.914 euro./PERISKOPI











