I jepet lamtumira e fundit policit që u vra në detyrë në Shqipëri

I jepet lamtumira e fundit policit që u vra në detyrë në Shqipëri

I është dhënë lamtumira e fundit oficerit të policisë Enea Mekolli. Qindra kolegë, bashkëqytetarë, drejtues vendorë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita dhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bënë homazhe gjatë ceremonisë së lamtumirës e cila u mbajt në Pogradec, në vendlindjen e tij.


Nderime edhe nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, të cilit xhaxhai i dëshmorit i kërkoi luftë kundër krimit:


“Jepi fund krimit se po na vriten djemtë… si vrasin 3-4 herë, të merrni masa, në emër të Zotit se… nuk po dominon dot policia krimin.”


“Ngushëllime të gjithëve, sepse në fakt kjo ditë është një reflektim për të gjithë shoqërinë, për të garantuar akoma më shumë përgjegjësi dhe për të reflektuar akoma më shumë kur vjen puna tek sjellja qytetare dhe patjetër pastaj edhe tek përgjegjësia përpara ligjit.” – tha Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, shkruan rtsh.al, raporton klankosova.tv.


34-vjeçari Enea Mekolli mbeti i vrarë gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, Maliq, për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.


Hetimet për ngjarjen e rëndë kanë zbuluar detaje të reja. Në stanin ku fshihej Violand Braçellari, policia gjeti tre armë: kallashnikovin me të cilin ai qëlloi ndaj efektivëve, një pushkë model 56 dhe një çifte. Në vendin ku ai ishte strehuar është gjetur gjithashtu një radio policie.


Grupi hetimor vlerëson se Policia e Korçës ka bërë një vlerësim korrekt të nivelit të rrezikshmërisë së Braçellarit, i cili ishte i dënuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe jo për vepra të rënda penale kundër jetës.


Sipas hetuesve, angazhimi i forcave RENEA vlerësohet rast pas rasti dhe nuk përbën një detyrim që zbatohet në çdo operacion policor.

Të ngjashme
Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

ATK: Për 5 muaj kemi mbledhur mbi gjysmë miliardi euro tatime

ATK: Për 5 muaj kemi mbledhur mbi gjysmë miliardi euro tatime

Fitim Havolli kërkon mbështetjen e profesionistëve shëndetësorë: Zëri ynë duhet të përfaqësohet në Kuvend

Fitim Havolli kërkon mbështetjen e profesionistëve shëndetësorë: Zëri ynë duhet të përfaqësohet në Kuvend

Presidentja e PE-së: Samiti në Tivat është ndryshe, zgjerimi i BE-së po ndodh

Presidentja e PE-së: Samiti në Tivat është ndryshe, zgjerimi i BE-së po ndodh

Policia me masa shtesë në mbështetje të zhvillimit të procesit zgjedhor

Policia me masa shtesë në mbështetje të zhvillimit të procesit zgjedhor

PZAP rrëzon vendimin e KQZ’së për lejimin e diasporës që të votojë me dokumente të skaduara

PZAP rrëzon vendimin e KQZ’së për lejimin e diasporës që të votojë me dokumente të skaduara

Kandidati i PDK-së për deputet takon kryetarin e Malishevës, Kastrati: Do të jem zëri i projekteve të komunës

Kandidati i PDK-së për deputet takon kryetarin e Malishevës, Kastrati: Do të jem zëri i projekteve të komunës

Sindikatat e RTK’së paralajmërojnë protesta nga e marta për “gjendjen e rëndë financiare”

Sindikatat e RTK’së paralajmërojnë protesta nga e marta për “gjendjen e rëndë financiare”

S’është Muriqi, Yamal shpallet lojtari i sezonit në La Liga

S’është Muriqi, Yamal shpallet lojtari i sezonit në La Liga

Gjini fton qytetarët në tubimin përmbyllës të Aleancës: Shihemi nesër nga ora 20:00 në Sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Gjini fton qytetarët në tubimin përmbyllës të Aleancës: Shihemi nesër nga ora 20:00 në Sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Ndalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë

Ndalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë

Zyrtare: Napoli blen përfundimisht Alisson Santosin

Zyrtare: Napoli blen përfundimisht Alisson Santosin

0:000:00