S’është Muriqi, Yamal shpallet lojtari i sezonit në La Liga

Një tjetër sezon i La Ligas ka përfunduar.
Një sezon i cili ishte kompetitiv, por që Barcelona arriti të mbronte titullin e kampionit të Spanjës.
Teksa gjatë ditës së sotme u bë i ditur dhe fituesi i lojtarit më të mirë të sezonit, me yllin 18-vjeçar Lamine Yamal që u shpall fitues.
Ai la pas në garë lojtarët si Vedat Muriqi, Kylian Mbappe, Nicolas Pepe dhe Pablo Fornals.
Yamal, kishte një sezon tejet të mirë në La Liga ku shënoi 16 gola dhe 12 asistime në të gjitha ndeshjet, duke e mbyllur si golashënuesi i tretë në listë.











