AGK-ja mbështet protestën e tri sindikatave të RTK-së pas vonesës së pagave

AGK-ja mbështet protestën e tri sindikatave të RTK-së pas vonesës së pagave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e paralajmëruar nga tri sindikatat e Radio Televizioni i Kosovës, pas vonesës së pagave për punonjësit e transmetuesit publik.



Në një reagim publik, AGK-ja ka deklaruar se qëndron në solidaritet me gazetarët, kameramanët dhe punonjësit e tjerë të RTK-së, të cilët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit paraprak.


Sipas njoftimit, protesta është paralajmëruar për të martën nga Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, ndërsa AGK-ja ka bërë të ditur se do t’i bashkohet kësaj proteste.


Postimi i plotë:


AGK-ja përkrah protestën e tri sindikatave të RTK-së pas vonesës së pagave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët, kameramanët dhe punonjësit e tjerë të RTK-së, të cilët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit paraprak.

Tri sindikatat, Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë paralajmëruar protestë për të martën. AGK-ja e përkrah këtë protestë dhe do t’i bashkohet asaj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar nga gjendja aktuale financiare e RTK-së, e cila i ka lënë sërish pa paga 700 punonjësit e saj.

AGK-ja kërkon nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së që të punojnë për të gjetur një zgjidhje urgjente, në mënyrë që pagat të procesohen sa më shpejt.

AGK-ja i kërkon gjithashtu Qeverisë së Kosovës, e cila vazhdon të ndajë buxhet minimal për RTK-në, që të ndihmojë brenda kompetencave të saj për tejkalimin e kësaj situate të rënduar. Në të njëjtën kohë, AGK-ja i kërkon Qeverisë që të ndalojë ndërhyrjet dhe presionin ndaj pavarësisë editoriale të Transmetuesit Publik.

AGK-ja avokon për një ambient dinjitoz pune për punëtorët e RTK-së, një pjesë e të cilëve tash e disa kohë përballen me presione të formave të ndryshme nga menaxhmenti.

Të fundit

Bedri Hamza në Podujevë: Kosova nuk pret më, përpara llapjanë pa u ndalur!

Rama në Vushtrri : Me Bedri Hamzën, njerëzit punëtorë do ta kenë përkrahjen e merituar

Ukraina godet pesë anije mallrash dhe e pranon shpërthimin e dronit në Rumani

Lista Serbe është dënuar me dy mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Ky subjekt politik është konstatuar se ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për subjektet politike. “PRANOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Za Slobodu Pravdu i Opstanak, me seli në Graçanicë, ZP/Anr.15/2026, e datës 04.06.2026, kundër Subjektit Politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 7 qershor 2026”, thuhet në vendim. Në vendim thuhet se Subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 2,000.00 (dy mijë) euro. “Detyrohet Subjekti Politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, që gjobën e shqiptuar si në pikën II të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguajë në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Të ngjashme
Karabinierët zhvillojnë stërvitje për qitje, KFOR: Këto aktivitete ndihmojnë në ruajtjen e standardeve profesionale

Karabinierët zhvillojnë stërvitje për qitje, KFOR: Këto aktivitete ndihmojnë në ruajtjen e standardeve profesionale

Rama lë Samitin në Tivat, zbret me helikopter në Vlorë për takimin me banorët e Zvërnecit

Rama lë Samitin në Tivat, zbret me helikopter në Vlorë për takimin me banorët e Zvërnecit

Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë: Mbështesim palëkundur të drejtat e njeriut

Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë: Mbështesim palëkundur të drejtat e njeriut

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

ATK: Për 5 muaj kemi mbledhur mbi gjysmë miliardi euro tatime

ATK: Për 5 muaj kemi mbledhur mbi gjysmë miliardi euro tatime

Fitim Havolli kërkon mbështetjen e profesionistëve shëndetësorë: Zëri ynë duhet të përfaqësohet në Kuvend

Fitim Havolli kërkon mbështetjen e profesionistëve shëndetësorë: Zëri ynë duhet të përfaqësohet në Kuvend

Presidentja e PE-së: Samiti në Tivat është ndryshe, zgjerimi i BE-së po ndodh

Presidentja e PE-së: Samiti në Tivat është ndryshe, zgjerimi i BE-së po ndodh

I jepet lamtumira e fundit policit që u vra në detyrë në Shqipëri

I jepet lamtumira e fundit policit që u vra në detyrë në Shqipëri

Policia me masa shtesë në mbështetje të zhvillimit të procesit zgjedhor

Policia me masa shtesë në mbështetje të zhvillimit të procesit zgjedhor

PZAP rrëzon vendimin e KQZ’së për lejimin e diasporës që të votojë me dokumente të skaduara

PZAP rrëzon vendimin e KQZ’së për lejimin e diasporës që të votojë me dokumente të skaduara

Kandidati i PDK-së për deputet takon kryetarin e Malishevës, Kastrati: Do të jem zëri i projekteve të komunës

Kandidati i PDK-së për deputet takon kryetarin e Malishevës, Kastrati: Do të jem zëri i projekteve të komunës

Sindikatat e RTK’së paralajmërojnë protesta nga e marta për “gjendjen e rëndë financiare”

Sindikatat e RTK’së paralajmërojnë protesta nga e marta për “gjendjen e rëndë financiare”

0:000:00