Votimi me afat të skaduar: Gjykata Supreme merr vendim me ankesën e parashtruar

Votimi me afat të skaduar: Gjykata Supreme merr vendim me ankesën e parashtruar

Gjykata Supreme, ka hedhur poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara.

Në njoftimin e Supremes thuhet se, me vendimin e PZAP-së, ishte aprovuar si e bazuar ankesa e Institutit Demokratik të Kosovës, ku ishte anuluar vendimi i KQZ-së për lejimin e votimit në përfaqësitë diplomatike me dokumente identifikimi të Republikës së Kosovës, me afat të skaduar të vlefshmërisë, dhe se, PZAP kishte vlerësuar se KQZ-ja nuk kishte autorizim ligjor që, përmes një vendimi administrativ, të lejonte votimin me dokumente të skaduara, pasi neni për Zgjedhjet e Përgjithshme kërkon shprehimisht paraqitjen e dokumenteve të vlefshme të identifikimit për ushtrimin e së drejtës së votës, si brenda vendit ashtu edhe në përfaqësitë diplomatike.


Komunikata:

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara


Prishtinë, 12 qershor 2026 – Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Violeta Salihut, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZP.Anr.19/2026.

Me vendimin e PZAP-së, të datës 5 qershor 2026, ishte aprovuar si e bazuar ankesa e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), duke u anuluar vendimi i KQZ-së Nr. 01/1198/2026 i datës 3 qershor 2026, për lejimin e votimit në përfaqësitë diplomatike me dokumente identifikimi të Republikës së Kosovës, me afat të skaduar të vlefshmërisë.

PZAP kishte vlerësuar se KQZ-ja nuk kishte autorizim ligjor që, përmes një vendimi administrativ, të lejonte votimin me dokumente të skaduara, pasi neni 90 i Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme kërkon shprehimisht paraqitjen e dokumenteve të vlefshme të identifikimit për ushtrimin e së drejtës së votës, si brenda vendit ashtu edhe në përfaqësitë diplomatike.

Kundër këtij vendimi, anëtarja e KQZ-së, Violeta Salihu, kishte paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke pretenduar se vendimi i KQZ-së kishte për qëllim garantimin e ushtrimit efektiv të së drejtës kushtetuese të votës për qytetarët e regjistruar për votim jashtë vendit dhe se PZAP kishte interpretuar gabimisht dispozitat ligjore përkatëse.

Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dispozitave ligjore në fuqi, Kolegji i Gjykatës Supreme, konstatoi se ankesa është e palejuar për shkak të mungesës së legjitimimit aktiv procedural të parashtrueses.

Gjykata theksoi se e drejta për paraqitjen e ankesës kundër vendimeve të PZAP-së është e rregulluar shprehimisht me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se një anëtar individual i KQZ-së nuk gëzon të drejtë të pavarur procedurale për të ushtruar mjete juridike në emër personal kundër vendimeve të PZAP-së, përderisa nuk është palë e drejtpërdrejtë në procedurë dhe nuk dëshmon cenimin e një interesi juridik personal e të drejtpërdrejtë.

Sipas vlerësimit të Kolegjit, KQZ-ja ushtron kompetencat e saj si organ kolegjial, ndërsa pjesëmarrja e anëtarëve në procesin e vendimmarrjes nuk krijon automatikisht cilësinë e palës në procedurën gjyqësore dhe as të drejtën për të vepruar individualisht në emër të institucionit.

Gjykata vlerësoi gjithashtu se vendimi i PZAP-së nuk prodhon pasoja juridike të drejtpërdrejta ndaj statusit, të drejtave apo detyrimeve individuale të ankueses, por ka të bëjë me vlerësimin e ligjshmërisë së një vendimi institucional të KQZ-së.

Për këto arsye, Kolegji i Gjykatës Supreme vendosi ta hedhë poshtë ankesën si të palejuar, pa u lëshuar në shqyrtimin meritor të pretendimeve lidhur me ligjshmërinë e vendimit të kontestuar të PZAP-së.




Të ngjashme
Alarm në veri të Evropës: Rusia po ndërton me shpejtësi baza ushtarake, pamjet satelitore zbulojnë planin strategjik

Alarm në veri të Evropës: Rusia po ndërton me shpejtësi baza ushtarake, pamjet satelitore zbulojnë planin strategjik

Hamza në Ditën Çlirimit: Kosova e lirë është krenaria jonë, nderime për dëshmorët e veteranët e UÇK’së

Hamza në Ditën Çlirimit: Kosova e lirë është krenaria jonë, nderime për dëshmorët e veteranët e UÇK’së

NYT: ShBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa

NYT: ShBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa

Raporti i OEK: Kosova me pagat më të ulëta në Ballkan, qytetarët vazhdojnë ta ndjejnë shtrenjtimin

Raporti i OEK: Kosova me pagat më të ulëta në Ballkan, qytetarët vazhdojnë ta ndjejnë shtrenjtimin

Refuzohet ankesa e VV’së nga Supremja, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore

Refuzohet ankesa e VV’së nga Supremja, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore

Artan Abazi nuk merr votat e nevojshme për zëvendëskryesues të KGJK-së në raundin e parë

Artan Abazi nuk merr votat e nevojshme për zëvendëskryesues të KGJK-së në raundin e parë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Përfundon numërimi në disa konsullata në Gjermani, cilat subjekte politike u votuan më së shumti?

Përfundon numërimi në disa konsullata në Gjermani, cilat subjekte politike u votuan më së shumti?

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët të dy muajve

Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët të dy muajve

Ja cila parti po prinë me votat e diasporës - Rezultatet e fundit

Ja cila parti po prinë me votat e diasporës - Rezultatet e fundit

Rudolph: E rëndësishme që Radoiçiqi me krejt të përfshirët në Banjskë të përballen me drejtësinë

Rudolph: E rëndësishme që Radoiçiqi me krejt të përfshirët në Banjskë të përballen me drejtësinë

0:000:00