Ulutas takon ambasadorët e QUINT’it: U riafirmua përkushtimi i KFOR’it për mjedis të sigurt e të qetë

Ulutas takon ambasadorët e QUINT’it: U riafirmua përkushtimi i KFOR’it për mjedis të sigurt e të qetë

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT’it, në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR’it, bëhet e ditur se, ky takim i ka ofruar komandantit Ulutas një mundësi të vlefshme për të paraqitur situatën e sigurisë në rajon dhe për të riafirmuar përkushtimin e KFOR-it për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë.

‘’ Në këtë kontekst, Gjeneral Major Ulutaş vlerësoi kontributin e gjatë të të gjithë pjesëmarrësve në misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:


Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, është takuar me përfaqësuesit e ambasadave të QUINT-it, përkatësisht me ambasadorin e Francës, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ambasadorin e Italisë, ambasadorin e Gjermanisë, të ngarkuarin me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe ambasadorin e Türkiyes dhe ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian, në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë.

Takimi i ofroi komandantit një mundësi të vlefshme për të paraqitur situatën e sigurisë në rajon dhe për të riafirmuar përkushtimin e KFOR-it për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Në këtë kontekst, Gjeneral Major Ulutaş vlerësoi kontributin e gjatë të të gjithë pjesëmarrësve në misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si institucione të sigurisë.



Të ngjashme
Votimi me afat të skaduar: Gjykata Supreme merr vendim me ankesën e parashtruar

Votimi me afat të skaduar: Gjykata Supreme merr vendim me ankesën e parashtruar

Alarm në veri të Evropës: Rusia po ndërton me shpejtësi baza ushtarake, pamjet satelitore zbulojnë planin strategjik

Alarm në veri të Evropës: Rusia po ndërton me shpejtësi baza ushtarake, pamjet satelitore zbulojnë planin strategjik

Hamza në Ditën Çlirimit: Kosova e lirë është krenaria jonë, nderime për dëshmorët e veteranët e UÇK’së

Hamza në Ditën Çlirimit: Kosova e lirë është krenaria jonë, nderime për dëshmorët e veteranët e UÇK’së

NYT: ShBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa

NYT: ShBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa

Raporti i OEK: Kosova me pagat më të ulëta në Ballkan, qytetarët vazhdojnë ta ndjejnë shtrenjtimin

Raporti i OEK: Kosova me pagat më të ulëta në Ballkan, qytetarët vazhdojnë ta ndjejnë shtrenjtimin

Refuzohet ankesa e VV’së nga Supremja, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore

Refuzohet ankesa e VV’së nga Supremja, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore

Artan Abazi nuk merr votat e nevojshme për zëvendëskryesues të KGJK-së në raundin e parë

Artan Abazi nuk merr votat e nevojshme për zëvendëskryesues të KGJK-së në raundin e parë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Përfundon numërimi në disa konsullata në Gjermani, cilat subjekte politike u votuan më së shumti?

Përfundon numërimi në disa konsullata në Gjermani, cilat subjekte politike u votuan më së shumti?

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët të dy muajve

Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët të dy muajve

Ja cila parti po prinë me votat e diasporës - Rezultatet e fundit

Ja cila parti po prinë me votat e diasporës - Rezultatet e fundit

0:000:00